Uragani “Isaias” godet SHBA/ Alarm në Alabama, Georgia dhe Florida. 2 viktima, mbi 850 mijë njerëz pa energji elektrike
Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi hyri në hapësirën e rrethuar ku mbahej një tigër në një park zoologjik në Angli.
Ngjarja shkaktoi panik mes vizitorëve, të cilët u detyruan të largoheshin menjëherë nga ambientet e parkut. Sipas Daily Mail, incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në parkun e kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park, pranë qytetit Doncaster. Identiteti i burrit nuk është bërë publik.
Sipas raportimeve, ai ishte në gjendje të rënduar emocionale kur hyri në hapësirën ku mbahej tigri, i cili më pas e sulmoi dhe i shkaktoi plagë të rënda.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin, i veshur me një bluzë të zezë, të gjunjëzuar në tokë me krahët e hapur. Në një moment, tigri i afrohet nga pas, e kafshon në shpinë dhe e rrëzon përtokë, duke vijuar sulmin. Më pas, tigri qëndron mbi të. Në pamje dëgjohet burri duke bërtitur disa herë: “Ndal!”.
Pas ngjarjes, në vendin e incidentit mbërritën forca të shumta policie, dy ambulanca dhe një helikopter mjekësor. Vizitorët u evakuuan, ndërsa parku u mbyll përkohësisht.
Sipas raportimeve, punonjësit e parkut përdorën fishekë të posaçëm me gaz, me qëllim frikësimin e kafshës dhe largimin e saj nga burri i plagosur.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar deri në pesë të shtëna, çka shkaktoi pasiguri fillestare lidhur me fatin e tigrit. Megjithatë, policia konfirmoi më vonë se kafsha kishte mbetur brenda hapësirës së rrethuar edhe pas incidentit.
Vizitorët e parkut u udhëzuan të largoheshin menjëherë pas sulmit. Dominic Ford, i cili ndodhej aty së bashku me mbesën e tij katërvjeçare, tha se punonjësit i kërkuan të largohej nga ambientet.
Sipas tij, stafi u tregua i qetë, pavarësisht seriozitetit të situatës. Ford tha se në vendngjarje mbërriti një helikopter mjekësor, një ambulancë dhe një numër të madh efektivësh policie.
A man has reportedly jumped into the tiger enclosure at The Yorkshire Wildlife Park in England. Looking at these images, there is something wrong with this man. He is trying to point a finger at the tiger 😭💀 https://t.co/8xCGpfzMNS
— Semper Raw ™️ (@SemperRaw) October 10, 2026
Top Channel