“E kam mbivlerësuar 20 vite atë person”, Blerina Matraku në “Goca dhe Gra”: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adin, më është bërë një skenar i ndyrë

10/10/2026 22:58

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila.

Ajo ka pretendoi në “Goca dhe Gra” se për shumë vite e kishte vlerësuar dhe besuar atë, por se më vonë kishte nisur të dyshonte për disa rrethana që, sipas saj nuk përputheshin me atë që kishte menduar.

Matraku pranoi gjithashtu se ndien keqardhje për përfshirjen në këtë histori dhe për ndikimin që ajo mund të ketë pasur te persona të tjerë, duke theksuar se i ka kërkuar falje Klaudias, bashkëshortes së Adi Hilës dhe vajzave të tyre.

“Është bërë një gjë e tillë që mua të më vendosin me shpatulla pas murit, sa unë të mos kem kurajë të ngre kokën, sa edhe unë t’i jap fund jetës sime. Unë do të vazhdoj të jetoj, të bëj vepra të mira, do t’i kushtohem njerëzve në nevojë.

E penduar… Unë jam vënë me shpatulla pas murit. Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me këtë njeri. Për pjesën tjetër kam qenë e frustruar. Unë kam qenë në një shok nervor që nuk thoja dot jo. Jam ndjerë pa zë. Unë për 20 vite e kam mbivlerësuar atë person dhe zbuloj që ai jo vetëm që nuk ka dashur një njeri, por ka përdorur edhe miq të tij. Kam dyshuar në një moment. Gjithmonë jam ndjerë që ka diçka që nuk shkon. Nuk të gaboka kurrë zemra. Nuk mund ta imagjinoj dot atë që më kanë parë sytë. Më ktheheshin sekuenca, më lidheshin puzzle. Jam person që vetësakrifikohem për të tjerët.

Ishte diçka e pashpirt, nuk e meritoja. Përpara keni një person që ka pasur edhe dhunë emocionale me vete, që nuk thotë dot jo në disa momente. Ndihem me faj që nuk mbrojta dot veten, ky është faji im i vetëm, nuk duhet të ngatërrohesha. Pavarësisht nëse Adi ishte i ndarë apo jo, në një farë mënyre unë nuk do të doja t’i shihja Klaudian dhe vajzat në këtë situatë, për të cilën unë i kam kërkuar falje. Atë falje e kam kërkuar nga zemra, por nuk është e drejtë të cenohet dinjiteti im, privatësia ime.

Si mundet një baba, një bashkëshort, një mik, një shok, një kompozitor, të vërë kamera sigurie dhe të mos vërë në dijeni ata njerëz që i besojnë, që shkojnë në shtëpinë e tij? Unë besoj te ligji, te e vërteta dhe e drejta. Do t’ia lë në dorë drejtësisë se kush i ka krijuar dhe shpërndarë ato pamje. Në këtë histori ka një masakër të madhe. Mua më është bërë një skenar i ndyrë, për të cilin unë nuk kam qenë krenare që e kam bërë, por kam qenë në fazën që kam qenë një njeri i turpëruar. Imagjino çfarë turpi mbaj unë mbi supe”, tha ajo.

Top Channel