Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Armando Dukën, Ardian Haçin dhe Ilir Shulkun.

Burimet për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, thanë se asnjëri prej tyre nuk është paraqitur në Gjykatë, por kanë deklaruar se do të përqafohen me avokat.

Nga ana e saj, Prokuroria pretendoi se ka dyshime se Duka, Haçi, Shulku dhe Kokëdhima kanë konsumuar vepra të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimit të detyrës”, ka thënë Prokuroria.

Para gjykatës, avokati përfaqësues i tyre, Julian Mërtiri është shprehur se Prokuroria ka anashkaluar faktin që këta persona nuk janë të pandehur, por vetëm persona nën hetim. Sipas tij, asnjëri prej tyre nuk ushtron funskione publike.

Të përfaqësuarit prej meje nuk ushtrojnë funksione publike. Haçi është sekretar i përgjithshëm i Shoqatës, që nuk është institucion shtetëror. Po ashtu, FSHF nuk është institucion shtetëror. I njëjtë është argumenti edhe për Shulkun. Ligji për sportin ndalon ndikimin e politikës në sport. Institucionet publike duhet të shesin aksionet e tyre, në respekt të ligjit për sportin. Kallëzuesi, Veliaj, në rolin e aksionerit, është politikan, duke krijuar kështu kundërshti ligjore. Shoqata Rajonae e Futbollit Tiranë nuk ushtron ndonjë funksion publik. Sqarojmë gjykatën se Shoqata Rajonale Tirana funksion si OJF. Duka nuk ka asnjë kompetencë tek Shoqata. Gjithë procesi organizativ i Shoqatës është regjistruar nga vetë organizatorët”, ka thënë avokati para trupës gjykuese.

Top Channel