Grabiste banesa, dyqane dhe motomjete/ Bie në pranga hajduti serial në Elbasan

04/03/2022 12:24

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan dhe një 36-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri vjedhjesh.

Policia bën me dije se ditën e djeshme, ata kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e shtetases N. B., në lagjen “5 Maji”.  Ata rezultojnë autorë të tre vjedhjeve të tjera.

Më 14 janar, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit D. C. Më datë 30.01.2022, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa produkte në kioskën e shtetasit Y. J. Po në këtë datë dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. V.

Po ashtu, në Elbasan u arrestua edhe një 40-vjeçar, pasi pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu u procedua penalisht penalisht shtetasi E. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në datat 18.11.2021 dhe 24.11.2021, ka vjedhur mallra të ndryshme në dyqanet e shtetasve B. L. dhe P. H., në Prrenjas.

Top Channel