Sulmet në Ukrainë, mbi 18,000 refugjatë mbërrijnë në Gjermani

04/03/2022 14:43

Ministria e Brendshme e Gjermanisë bën me dije se më shumë se 18,000 njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që prej pushtimit rus 8 ditë më parë.

Maximilian Kall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane tha në një konferencë për shtyp në Berlin se 18,436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani. Ai shtoi se rreth 15,000 njerëz janë shtetas të Ukrainës dhe rreth 3,000 njerëz janë banorë jo-BE.

Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, shumica refugjatëve janë familje pa burra, më shumë gra dhe fëmijë.

Më tej, Kall shtoi se njerëzit që ikin nga zona e luftës mund të hyjnë në BE, pavarësisht nëse janë azilkërkues ukrainas apo shtetas të vendeve të treta.

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se një million refugjatë  janë detyruar të largohen nga Ukraina, që prej nisjes së sulmeve ruse.

Top Channel