Lushnje/ Prej 3 ditësh, në rezervuarin Kasharaj ngrodhin peshqit. Peshkatarët akuzojnë fabrikat e vajit

04/03/2022 11:54

Në rezervuarin Kasharaj në periferi të Lushnjës prej 3 ditësh ngordhin peshqit.

Banorët dhe peshkatarët e zonës akuzojnë fabrikat e vajit si shkaktaret e kësaj katastrofe mjedisore  duke hedhur mbetjet e ullirit në rezervuar.

Peshkatarët dhe administratori i  i tij pohojnë se  nuk kishte ndodhur asnjëherë një ndotje e tillë.

Administratori i këtij rezervuari thotë se do te bëjë kallëzim në polici për ndotësit.

Kjo është hera e parë që peshku ngordh në ujërat e rezervuarit Kasharaj që prej privatizimit të tij në 2007. Ndërsa fenomeni i njëjtë ndodh prej disa vitesh në kanalin e Myzeqesë.

Top Channel