Blinken: NATO po bëhet gati për luftë, edhe pse nuk e duam konfliktin

04/03/2022 13:38

Shefi i diplomaicsë amerikane, Anthony Blinke deklaroi se nga Brukseli se NATO-ja është e gatshme për luftë dhe për të mbrojtur çdo pëllëmbë territori të vendeve anëtare të saj, edhe pse, siç theksoi ai, aleanca nuk kërkon konflikt.

Komentet e sekretarit amerikane të shtetit, Antony Blinken, erdhën përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s –i cili mbahet në kohën kur vazhdon sulmi rus mbi Ukrainë.

Edhe pse vendet aleate të aleancës janë bashkuar njëzëri kundër agresionit rus, ato nuk janë shprehur te gatshme të mbyllin hapësirën ajrore mbi Ukrainë. Zyrtarët ukrainas e kanë kërkuar me ngulm këtë mbyllje, në mënyrë që të shmangin sulmet ajrore të Rusisë, por perendimi druhet se kjo do ta tërhiqte në luftë.

Blinken: “Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt. Por nëse kjo ndodh, nëse konflikti vjen tek ne, do të na gjejë në gadishmëri. Do të reagojmë menjëherë në mbrojtje që cdo pjese të territorit të NATO-s”.

Blinken, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmenden edhe sulmet në një central bërthamor të Ukrainës, në Zaporizhzhya, të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i përshkroi si “terrorizëm bërthamor” .

Stoltenberg ka dënuar sulmet ndaj civilëve dhe ka thënë se sulmi ndaj centralit bërthamor tregon “sa e pamatur është kjo luftë, për rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë trupat dhe të angazhohet me qëllim të mirë në përpjekjet diplomatike”.

Top Channel