Kur mund të dalë rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi

04/03/2022 12:06

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat duke thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit pritet të dalë brenda mbrëmjes për bashkinë e Vorës ku do të bëhet votimi elektronik.

Ndërsa për 5 bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë për 48 orë ose më shpejt.

Për Vorën, ne tashmë dhe sipas parashikimeve synojmë ta shpallim rezultatin menjëherë rezultatin paraprak sapo të mbyllet procesi në të gjitha qendrat e votimit në Vorë. Brenda mbrëmjes së datës 6 mars. Ndërsa sa i përket nxjerrjes së rezultatit në Bashkitë e tjera, kemi marrë të gjitha masat në 5 bashki dhe besoj që do ta shpallim rezultatin paraprak dhe zyrtar sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, pra 48 orë, ndoshta dhe më shpejt”, tha Celibashi.

Top Channel