Raketa ruse shkatërron shkollën në veri të Ukrainës

04/03/2022 12:44

Një shkollë në Zhytomyr, në Ukrainën veriore, u godit nga një raketë ruse mëngjesin e kësaj të premteje, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Raketa shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe shembje të pjesshme të ndërtesës.

Në një deklaratë, kryebashkiaku i Zhytomyr Sergei Sukhomlin konfirmoi sulmin duke thënë se sulmuesit rusë nuk ndalen para asgjëje.

Të paktën tre shkolla në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën nga sulmet ushtarake ruse të martën.

Ndërtesa të tjera që janë raportuar si të shkatërruara gjatë pushtimit rus përfshijnë vende kulturore si kisha, katedrale dhe muze, përkatësisht në qytetet Kiev dhe Kharkiv, sipas deklaratës nga Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës.

Top Channel