Sot në mbrëmje në orën 21 në ekranin e Top Channel do të ndiqni episodin e radhës, Ëndërrtjerrësit.

Personazhet e kësaj puntate janë ata që kanë bërë historinë e televizionit shqiptar në këto 20 vitet e fundit dhe kanë një të përbashkët; informacionin dhe aktualitetin.

Ata kanë nisur nga lajmet, për të kaluar më pas në programe të ndryshme, nga dokumentarët dhe reportazhet nga vendi dhe bota, e deri tek moderimi në studio.

Të ftuarit e kësaj puntate janë Eno Popi, Isli Islami, Altin Kreka, Beti Njuma, Juli Krisafi, Arben Mevlani, Elert Yzeiri, Endi Tufa, Endri Xhafo, Anduena Llabani, Dalina Buzi, Klodiana Kapo, Ornela Islami

Ata do të flasin si e nisën këtë profesion por do të rikujtojnë edhe ngjarjet historike të aktualitetit gjatë dekadave të fundit.

Mos e humbisni këtë episode të veçantë, sot në mbrëmje ora 21:00, gjithmonë në ekranin e Top Channel.

Top Channel