Po udhëtonin me makinë kur u sulmuan nga rusët/ Pas prindërve dhe motrës, vdes djali 5-vjeçar

04/03/2022 10:28

Vëllai 5-vjeçar i Polinës nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda të sulmit rus dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pasi makina me të cilën po udhëtonte me familjen u sulmua nga forcat ruse, Semyon u dërgua në spital ku qëndroi për 72 orë në gjendje kritike derisa ndërroi jetë.

Nga ky sulm, ndërruan jetë prindërit e tij, Anton Kudrin, Svetlana Zapadynskaya dhe motra 10-vjeçare Polina.

Vajza e madhe e familjes, Sofia, 13 vjeçe vijon të jetë në spital në gjendje kritike, ndërsa nuk ka dijeni se e gjithë familja e saj është vrarë.

Një foto prekëse e një të afërmi, me kokë të ulur, ndërsa mbante dorën e Semyonit në spital tregon se si lufta e Putinit po synon civilët dhe po i merr jetën njerëzve.

Top Channel