Ushtria ukrainase: Rusia ka humbur 9 mijë trupa deri më tani, qindra tanke dhe 33 avionë

04/03/2022 13:19

Ushtria ukrainase ka bërë bilancet e fundit të humbjeve të ushtrisë ruse, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha.

Në ditën e nëntë të luftimit, Ukraina thotë se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë në konflikt. Kjo shifër u konfirmua edhe më herët nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Ukraina thotë se humbjet e tjera ruse përfshijnë të paktën 251 tanke, 33 avionë, 37 helikopterë, 404 automjete dhe 105 sisteme artilerie.

Këto shifra janë shumë më të larta se ato të cituara nga Moska, e cila thotë se ka humbur 498 trupa deri më tani në konfliktin njëjavor.

Top Channel