Stoltenberg: Pritet përkeqësim i situatës në Ukrainë

04/03/2022 14:38

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka parashikuar se në ditët në vijim, pritet një përkeqësim i situatës në Ukrainë.

Pas takimit që pati me ministrat e NATO-s, sekretari përmendi edhe sulmin ndaj centralit bërthamor, duke thënë se ishte veprim i pamatur nga ana e Vladimir Putin.

Veprimi i pamatur i Rusisë për sulmimin e centralit bërthamor shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur. Ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija, me më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim. Veprimet e pamatura rreth termocentralit bërthamor mbrëmë vetëm nxjerrin në pah rreziqet e kësaj lufte”, tha sekretari para gazetarëve.

Top Channel