Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet N.Xh ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se mbante armë zjarri në banesë, forcat blu organizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”, dhe arrestuan 50 vjeçarin, banues në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht dhe djali i tij, A. Xh., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Xh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel