Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punohet nën kërcënimin e armëve

04/03/2022 13:18

Grupi i punës në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punon nën kërcënimin e armëve.

Lajmi është bërë me dije nga kompania drejtuese.

Petro Kotin, kreu i gjeneratorit shtetëror të energjisë bërthamore Energoatom, ka thënë se forcat ruse “hynë në territorin e termocentralit bërthamor, morën kontrollin e personelit dhe menaxhimin e termocentralit”.

Ai tha se aktualisht punëtorët po punojnë nën kërcënimin e armëve.

Kotin tregoi se stafi i punëtorëve “u pranuan sot në mëngjes për të kryer detyrat e veta”, por sipas tij kompania nuk ka “lidhje të drejtpërdrejta me stacionin” dhe po merr informacion nga burimet e ndryshme atje.

Në lidhje me gjendjen e reaktorëve, Kotin ka treguar se gjashtë prej tyre kanë karburant, ndërsa vendet e para-reaktorëve po ruajnë karbuarantin e harxhuar, nënproduktin e rrezatuar të reaktorëve.

Sipas tij, nëse objektet bërthamore goditen nga bombardimet, kjo “do të çojë në katastrofë bërthamore”.

Top Channel