E enjte, 24 Mars 2022
19:52
Sanksione të reja Rusisë/ Takimi i G7 dhe BE edhe për kontrollin e çmimeve

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord në samitin e jashtëzakonshëm të së enjtes që të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Bruksel,thuhet: Në përgjigje të veprimeve të Rusisë, ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor, së bashku me asete të rëndësishme ajrore dhe detare, nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s .

19:49
A ka rrezik nga vezët? AKU jep shpjegime disa ditë pas përhapjes të gripit të shpendëve

Shqetësimit të qytetarëve për konsumin ose jo të vezëve dhe të mishit të pulës në një kohë kur është përhapur grip ii shpendëve, drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i përgjigjet me siguri se mund të konsumohen pa asnjë risk.

19:47
Pulat nuk po groposen/ Autoritetet nuk kanë zgjidhur kush do të paguajnë kamionët

Prej 24 orësh pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve nuk po groposen. Për pasojë pulat po qëndrojnë sërish në dyert e stabilimenteve.

19:47
NATO bën gati 40 mijë ushtarë/ Stoltenberg: NATO do mbështesë Ukrainën me armë të mbrohet

Liderët e G7 pas samitit në NATO, në një deklaratë të përbashkët paralajmëruan mbi rrezikun e mundshëm të përdorimit të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore në Ukrainë. ata dënuan luftën e zgjedhur të Vladimir Putin dhe agresionin e tij “të pajustifikueshëm, të paprovokuar dhe të paligjshëm” në Ukrainë.

19:38
Parada madhore ushtarake shënon Ditën Kombëtare të Pakistanit (fotot)

Një paradë e gjerë trupash dhe pajisjesh ushtarake shënoi dje në Islamabad ditën kombëtare të Pakistanit.

19:23
Tjetër aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

19:14
“Flej me qenin dhe Erionin”, studio shpërthen në të qeshura pas deklaratës së Mikelës

“Flemë të tre bashkë”, kjo deklaratë e Mikelës në Për’puthen solli shpërthimin në të qeshura e studios.

19:06
Aksident i rëndë në Lezhë-Laç, “Audi” luksoz përplaset me muret e banesave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen.

18:54
“Je mashtrues…”/ Për kë e ka Rrushja këtë ofendim të rëndë

Takimi i Rrushes dhe Dritanit solli shumë diskutime në studion e Për’puthen.

18:51
Ndryshimet në statutin e PD/ Gjyqtari Zhukri nuk shqyrton dot kërkesën, Apeli nuk i jep aktet

Konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike rrezikon të kthejë gjykatën e Tiranës në një institucion ku nuk bëhet drejtësi, por politike.

18:47
Biden: E paralajmërova Kinën, e di çfarë e pret nëse mbështet Rusinë

Presidenti i SHBA Joe Biden është pyetur nëse ai ka parë ndonjë shenjë veprimi, ose mungesë veprimi nga ana e Kinës në luftën e Rusisë.

18:43
“Putin e llogariti keq luftën”/ Biden kërcënon: Do të përgjigjemi nëse Rusia përdor armët bërthamore

Presidenti Joe Biden kërcënoi se SHBA do të përgjigjet nëse Vladimir Putin vendos të përdorë armë të forta në luftën ndaj Ukrainës.

18:35
Kumbaro njofton: Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do jetë pa makina në qytetet kryesore

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka njoftuar se duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.

18:26
Dagz “harron” zinixhirin e shpëtimit dhe debatet me Einxhelin, së bashku me Donaldin në një koncert

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” janë krijuar shumë miqësi të cilat disa kanë vazhduar ndërsa disa të tjera jo. Miqësia e Donaldit me DJ Dagz-in dhe DJ PM-in ka qenë një ndër më të mirat brenda shtëpisë duke i ofruar publikut shumë momente humori.

18:20
Macron paralajmëron krizën ushqimore: Situata do të jetë më e keqe në muajt e ardhshëm

Pas takimit me liderët e NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Rusia po izolohet gjithnjë e më shumë në skenën botërore.

18:17
Johnson: Britania përforcon ndihmat ushtarake për Ukrainën, armët bërthamore do ishin shkatërruese

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po mban një konferencë shtypi pas samitit të sotëm të NATO-s dhe takimit të G7.

18:07
Bindja e brendshme e gjykatësit mund të jetë fatale për vendimin e njohjes e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Ja çfarë thotë Ivi Kaso

Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i grupimit për rithemelimin e Partisë Demokratike ka folur në “Top Talk” për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

17:56
Futbollisti spanjoll quan ‘racist’ faktin që Rusi-Ukrainë pasqyrohet më shumë se konflikte të tjera në botë (fotot)

Mbrojtësi i Spanjës dhe i Arsenalit të Londrës, Hector Bellerin tha dje se është ‘raciste’ që bota bën një sy qorr për konfliktet nëpër botë teksa e gjithë vëmendja e mediave fokusohet në luftën aktuale Rusi-Ukrainë.

17:55
Udhëheqësit e G7 paralajmërojnë Rusinë për armët bërthamore

Në një deklaratë të përbashkët këtë të enjte, udhëheqësit e G7 paralajmëruan Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, biologjike ose bërthamore në pushtimin e Ukrainës.

17:53
“74% pagave në Shqipëri janë 175 mijë lekë”, eksperti Soko jep shifrën e frikshme

Ekonomisti Pano Soko foli për “Shqipëria Live” për pasojat e rritjes së çmimeve tek njerëzit në nevojë. Sipas një studimi të bërë nga avokati i popullit, pjesa më e madhe e popullsisë marrin një pagesë nën minimumin jetik. Soko tha se nëse do të kishim një ligj që do të përcaktonte shifrat nuk do të […]

17:52
PD do heqë dyert e blinduara/ Dy grupet, ndahen për rrugën e bashkimit

Partia Demokratike nuk do ketë më dyert e blinduara të vendosura nga Lulzim Basha për tu mbrojtur prej Sali Berishës. Sic duket vendimi është marrë nga Enkelejd Alibeaj tre ditë pasi ai mori stafetën e drejtimit të demokratëve pas presionit të shtuar të deputetëve rebel.

17:39
“Loja e fundit”, arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë në Lezhë. Ja për çfarë akuzohen

Dy persona të identifikuar si Orgito Hoxha, 17 vjeç dhe Ardi Marku, 18 vjeç janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

17:36
“Të ndalet menjëherë lufta”/ Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën e re. Kush votoi kundër

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të re që kërkon ndalim të menjëhershëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.

17:27
Po prisnin të merrnin ndihma, rusët vrasin 6 qytetarë në Kharkiv

Një sulm me raketë ruse goditi një parking në një qendër tregtare në Kharkiv, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha guvernatori rajonal, Oleg Syniehubov.

17:26
Anësori i Ajax zgjedh Barcelonën, injoron ofertat nga Real dhe Bayern Munich

Pas Franck Kessie, anësori i Ajax, Noussair Mazraoui pritet të jetë goditja e radhës në merkto për Barcelonën.

17:20
Sundimtari i Dubait nuk do të ketë ‘kontakt direkt me dy fëmijët’, thotë gjykata britanike (fotot)

Ish-bashkëshortja e Sheikut Mohammed, princesha Haya ka fituar të drejtën për të vendosur mbi shkollimin dhe kujdesin mjekësor të fëmijëve.

17:17
Ukraina: Rusia ka humbur mbi 15 mijë ushtarë në një muaj luftë

Rusia ka humbur 15,800 persona që kur trupat pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, sipas qeverisë së Ukrainës.

17:02
“Dy binjakët i humba”, aktorja ndan dhimbjen e saj me ndjekësit

Delinda Disha, aktorja e humorit që e shohim shpesh në ekran, ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të trishtë për të. Me anë të një postimi në Instastory, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

16:59
Covid-19/ MSH: 93 raste të reja në 24 orët e fundit, ja si është situata në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shënuar 93 raste të reja në 24 orët e fundit dhe nuk ka asnjë humbje jete.

16:55
Robërit ukrainas kthehen në shtëpi, shkëmbehen me ata të Rusisë

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka bërë me dije se ka ndodhur thotë se ka ndodhur shkëmbimi i parë i robërve të luftës.

16:48
”Kujdes me Ballkanin”, samitet në Bruksel: Rrezik Kosova e Bosnja

Në katër samitet e mëdha të ditës së sotme në Bruksel, ku agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është tema kryesore, flitet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

16:43
Emrat/ Arrestohen 4 zyrtarë dhe ish zyrtarë në Kadastrën e Sarandës, dhanë certifikata pronësie në zonat bregdetare

Tre zyrtarë dhe një ish zyrtar i Kadastrës së Sarandës kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin lejuar ndërtimin pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

16:43
Ukraina thotë se ka shkatërruar luftanijen ruse në portin e Berdiansk (video-foto)

Një luftanije ruse zbarkimi dhe dy mjete të tjera mbështetëse janë sulmuar dhe dëmtuar në qytetin-port të pushtuar të Ukrainës, Berdiansk, njoftonin autoritetet e Kievit.

16:36
Aksident në aksin Tiranë-Baldushk, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Baldushk, ku ka ndërruar jetë një person.

16:36
Noka bllokon foltoren, Felaj kërkon 3 minuta pushim: Ka ikur koha e kërcënimeve në Kuvend

Flamur Noka kërkoi minuta shtesë për të replikuar ndaj ministres së Energjetikës, Belinda Balluku por zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i sqaroi se nuk ka më kohë shtesë.

16:27
Europë, gazi e nafta “me racion”, varësia shkëputet në 2025

Çmimet e energjisë janë rritur në mbarë botën në mesin e përpjekjeve për të shmangur naftën e papërpunuar ruse.

16:24
NATO armatos Ukrainën, i tregon Moskës vijat e kuqe/ Zelensky “me dorë në zemër”

Krerët e NATO-s u mblodhën në samitin e jashtëzakonshëm të Brukselit me një qëllim të qartë: Diskutimin e përgjigjes afatshkurtër, por edhe asaj afatgjatë të aleancës veri-atlantike ndaj sulmit rus në Ukrainë.

16:24
Agresioni rus në Ukrainë, Olta Xhaçka niset për në New York, pritet takimi i nivelit të lartë të ministrave të Jashtëm

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, është nisur për në New York, ku ditën e premte do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm, të “Grupit të Miqësisë mbi Përgjegjshmërinë/Llogaridhënien”, referuar agresionit rus në Ukrainë.

16:17
Dy piano dhuratë për liceun artistik ”Jan Kukuzeli”, me paratë e koncertit të bamirësisë pas tërmetit të 26 nëntorit

Dy piano të reja i janë dhuruar liceut artistik ”Jan Kukuzeli” të Durrësit nga 200 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët u bënë bashkë në një koncert bamirësie, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Durrës.

16:15
Shtetet perëndimore zhgënjehen nga qeveria e Kosovës që nuk lejoji zgjedhjet e Serbisë

Kurti i vetëdijshëm për zhgënjimin e QUINT-it. Por ai pohon se zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas një marrëveshje paraprake Kosovë- Serbi.

16:09
Katër familjarë hidhen drejt vdekjes pas aksionit të policisë kundër mësimdhënies në shtëpi (fotot)

Katër anëtarë të së njëjtës familje, përfshi dhe një vajzë tetë-vjecare janë gjetur sot të vdekur poshtë një ndërtese ndërsa një djalë 15 vjeçar është plagosur rëndë, tha policia në Zvicër.

15:48
Shtrenjtohet kafeja! Nga një janari, janë rritur edhe çmimet e lëndëve të para

Nëse deri më sot, 80 lekë janë të mjaftueshme për një kafe, me rritjen e çmimeve që ka përshirë vendin edhe për kafen do duhet të paguajmë më shumë.

15:46
Kosova nuk lejon zgjedhjet serbe/ Nuk arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

15:42
Ushqime falas/ Shtohet numri i personave që ushqehen në qendrat komunitare

Me rritjen e çmimeve jetesa po bëhet më e vështirë për familjet me vështirësi ekonomike apo për të moshuarit.

15:39
Piloti gjatë ‘episodit psikotik’ përplasi avionin në mal duke vrarë veten dhe 150 njerëz në bord (fotot)

Më 24 mars 2015, Andreas Lubitz mbylli veten në kabinën e avionit dhe vendosi mjetin në modalitet ‘autopilot’ që ai të përplasej në mbi 4 000 metra lartësi në Alpet franceze, duke vrarë 150 njerëz që udhëtonin në bord.

15:38
Përse u rritën çmimet? Shpjegimi i deputetit socialist Erion Braçe

Ish-zëvendës kryeministri socialist Erion Brace shpërtheu në akuza kur shpjegoi në parlament se kriza shqiptare e çmimeve ka edhe një kat e gjysmë më sipër.

15:29
Çmimet, debat në Kuvend/ U kërkua nga demokratët dhe socialistët 

Kuvendi sot ka debatuar për çmimet e rritura ndërsa seanca nisi me një debat tërësisht tjetër i motivuar nga përçarjet në Partinë Demokratike.

15:27
Hedh gruan nga ballkoni/ E rrahu pasi pa mesazhet  e urimit për 8 Marsin

“Ai mbylli dyer dhe dritare që mos të na dëgjonin komshinjtë, nisi të më qëllojë me rripin e pantallonave dhe më tha se nuk do dilja e gjallë nga shtëpia. I kërkova ujë pasi nuk po ndihesha mirë, por ai mori gotën me ujë dhe ma hodhi në fytyrë.”

15:24
Tregtonte mallra kontrabandë, në pranga 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Kukës, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë që më pas i shiste.

15:02
Projekt-rezoluta për përballimin e pasojave të shkaktuara nga rritja e çmimeve

Projekt-rezoluta për përballimin e pasojave të shkaktuara nga rritja e çmimeve është publikuar.

15:00
“S’do të dalësh e gjallë nga kjo shtëpi”/ E dhunoi dhe hodhi nga ballkoni, detajet horror nga ngjarja e rëndë në Kamzë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamëz, ku gruaja deklaroi në polici se ka rënë nga ballkoni, por rezultoi se partner i saj 62-vjeçar e kishte dhunuar dhe hedhur nga kati i tretë.

14:58
“500 milion euro mbështetje për energjinë”, Gjiknuri-Berishës: Me politikën e korbave nuk vini dot në pushtet

Qeveria po bën gjithçka për të mbështetur qytetarët shqiptarë. Kështu deklaroi në seancën e sotme parlamentare Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

14:50
Balla “rrëzon” Paketën e Opozitës për krizën e çmimeve: Paketa jonë 350 milion dollarë, paketa juaj me e vogël

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla rrëzoi në Kuvend Paketën e Opozitës për krizën e çmimeve.

14:44
Në nder të mikes Madeleine Albright, e premtja ditë zie në Kosovë

E premtja e datës 25 mars është caktuar si ditë zie në Kosovë, në nder të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, që u nda nga jeta një ditë më parë.

14:42
Osmani në 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s: Mësimet nga e kaluara qartësojnë vizionin për të  ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s theksoi se mësimet nga e kaluara qartësojnë vizionin për të  ardhmen.

14:30
Një muaj luftë! Bideni dhe liderët europianë në Bruksel: Shtojmë forcat në Lindje, më shumë armë për Ukrainën

Në një gjest uniteti, rrallëherë të parë në Perëndim, NATO, G7 dhe BE mbajtën takime sot, duke i treguar botës një front të bashkuar të perëndimit për luftën në Ukrainë.

14:26
Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Shtojmë forcat e armatosura në Lindje, do të ndihmojmë me armatime shtesë Ukrainën

Liderët e NATO-s kanë marrë vendimin për të shtuar trupat e forcave të armatosura në Lindje, në ditën kur në Ukrainë bëhet një muaj nga momenti kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e vendit fqinj.

14:05
Vatra të qëllimshme! Digjen dhjetëra hektarë tokë në Elbasan dhe Gramsh

Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të bashkisë së Gramshit që mbrëmjen e së mërkurës.

14:04
Gripi i pulave prek fshatin Rreth Kalë në Peshkopi

Fshati Rreth Kale është fshat i njësisë administrative Muhurr dhe ka rreth 200 familje.

14:02
Vihet në pranga 23-vjeçari, vodhi para brenda një automjeti

Komisariati i Policisë Fier ka arritur të zbardhë një vjedhje të ndodhur në Fier. Pas denoncimit të bërë nga pronari i automjetit është bërë identifikimi i personit njëkohësisht edhe arrestimi i tij.

13:53
Manastirliu: Kemi gati skenarët për mbrojtjen e qytetarëve, Paketa e rezistencës mbështet 576 mijë qytetarë

Objektivi parësor i qeverisë, teksa në vjen po ndihen pasojat e luftës në Ukrainë, është mbrojtja e qytetarëve, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në fjalën e saj këtë të enjte në kuvend.

13:48
Organizatat ndërkombëtarë të gazetarëve dënojnë dhunën dhe kërcënimin e grupit të xhirimit të Fiks Fare

Organizatat më të mëdha ndërkombëtare të gazetarëve kanë reaguar për dhunën ndaj grupit të xhirimit të emisionit investigativ Fiks Fare.

13:40
NATO “godet” rëndë Rusinë: Shifra dërrmuese për Putinin, 40 mijë trupa ruse në Ukrainë

NATO përllogarit që deri në 40 mijë trupa ruse janë vrarë, plagosur apo kapur rob që nga fillimi i pushtimit të Moskës në Ukrainë.

13:26
Gripi i Shpendëve/ Zv.ministja e Bujqësisë: Kontrolle në terren, nuk do të lejohet tregtimi i shpendëve në rrugë

Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi tha se në tre bashkitë ku tashmë është konfirmuar Gripi i Shpendëve do të ketë kontrolle për të penguar tregtimin e shpendëve.

13:19
“Duhet ta qepësh!”, Braçe i drejtohet ashpër Berishës në Kuvend

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar në mënyrë të ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se ai e vuri TVSH-në apo taksën e karbonit.

12:59
Java e Parasë 2022 / Kushi për Edukimin Financiar: T’u mësojmë nxënësve si të fitojnë para me ndershmëri

“Java e Parasë” është një aktivitet që zhvillohet në shumë vende të botës dhe synon ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të rinjve për rëndësinë e parasë, dhënien e njohurive mbi sistemin ekonomik e financiar brenda dhe jashtë vendit.

12:52
Berisha në Kuvend: Qeveria po pasurohet mbi mjerimin e shqiptarëve

Deputeti Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po përdor këtë pasojat e luftës në Ukrainë për t’u pasuruar, gjatë fjalës në Kuvend.

12:45
“Nuk më legalizojnë pronën”/ Emigranti kthehet nga Greqia: Më zvarrisin sepse nuk kam njohje në kadastër

Gëzim Duka endet poshtë e lartë prej muajsh në kadastrën e Fierit.

12:37
Tërheqja e detit/ Në Divjakë, prej vitesh fenomeni më i theksuar

Zbaticë më e theksuar por edhe një tërheqje deti më e madhe se kudo në vijën tonë bregdetare vihet re në Divjakë.

12:31
Ngjarjen e raportoi si aksidentale, 62-vjeçari dhunoi partneren dhe e hodhi nga kati i tretë

Një grua që ka rënë nga kati i tretë i banesën ku banonte në 11 mars raportoi gënjeu në polici, duke dëshmuar se ngjarja ishte aksidentale.

12:25
Ndotja nga nafta! Banorët në Zharrëz: Ejani t’i pastroni

Banorët e zharrës në fier u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën e rënduar mjedisore të shkaktuar nga puset e naftë.

12:19
Homazhe për Madeleine Albright, mikja e shqiptarëve qe ndryshoi botën post-sovjetike

Vlerësimet kanë vërshuar për Madeleine Albright, sekretarja e parë femër e shtetit amerikan në histori qe ende sot njihet si “kampionia e demokaracisë”.

11:59
Do të tërhiqet si Basha? Berisha: Me blofin nuk mund të luhet, jemi gati për bisedime me të gjithë demokratët

Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediet jashtë kuvendit, u shpreh i hapur për bisedime me të gjithë demokratët për të bashkuar të djathtën.

11:53
Grida Duma: Bisedë e thellë pa kushte me një grup që i përfaqëson të gjithë

Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh këtë të enjte se duhet një bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjitha palët, për të krijuar normalizim të situatës.

11:30
30 mijë ton grurë nga Serbia në vendin tonë! Vuçiç: Për Shqipërinë do bëjmë përjashtim

Shqipëria do të vazhdojë të blejë grurë nga Serbia, pavarësisht vendimit të qeverisë serbe për të ndaluar eksportimin e grurit.

11:29
Balluku-opozitës: Përgatisni vetëm dosje në SPAK për të hequr vëmendje nga sherret familjare

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet situata e rritjes së çmimeve, mocion i kërkuar nga Enkelejd Alibeaj.

11:12
Veliaj publikon pamjet nga Kampusi i ri i Universitetit Bujqësor: 8 godina të reja

Konviktet e reja të studentëve të Universitetit Bujqësor janë thuajse gati. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi dje pamjet e para se si duken nga lart godinat e rindërtuara.

11:10
Kuvend, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Albright

Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij ka kërkuar një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

11:04
Rama në Bruksel, takohen liderët e NATO-s, nis samiti i jashtëzakonshëm

Liderët evropianë dhe amerikanë u takuan sot për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

11:01
Tabaku: 30% e shqiptarëve sot jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha në foltoren e Kuvendit këtë të enjte se 30% e shqiptarëve sot jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërsa vendi po zhytet në një krizë të thellë ekonomike.

10:51
Nëntë vlonjatë në polici, nën hetim për vepra të ndryshme penale

Nëntë shtetas janë vënë në hetim në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

10:32
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave në Shqipëri: Dogana Shqiptare ka shënuar progres në vitet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikyriya dhe Dashgin Aliyev, Drejtori për Zhvillimin Rajonal për Rajonin e Evropës në WCO zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

10:30
“Bomba me fosfor të bardhë në Ukrainë”

Trupat ruse kanë hedhur në lindje të Ukrainës bomba me fosfor të bardhë, deklaroi kreu i administratës ushtarake ukrainase në Luhansk, Sergey Gaidai.

10:15
Seanca e Kuvendit nis me debat/ Spaho kërkon ndryshim të rendit të ditës, Balla: Të gjithë e keni pak Sali brenda

Seanca e Kuvendit këtë të enjte ka nisur me debat të ashpër për rendin e ditës.

10:14
Aksident në Bulqizë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodh në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi në Fushë Bulqizë ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasoje janë plagosur shoferi dhe një nga pasagjerët.

10:10
Shtëpi bari në Fushë Milot/ Arrestohet një nga trafikantët dhe elektriçisti, në kërkim një tjetër

Një banesë që ishte përshtatur në një laborator droge për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar këtë të enjte në Fushë Milot.

09:59
Tatimet: Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të vlefshmërisë

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.

09:53
Koreja e Veriut teston raketën e ndaluar interkontinentale

Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, sipas Koresë Jugore.

09:37
Në vitin 2021, të ardhurat buxhetore arritën 28.9% të PBB, rekord historik edhe prej rritjes së çmimeve

Të ardhurat buxhetore arritën në 28.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2021, duke shënuar një rekord të ri historik në këto 30 vite të tranzicionit sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

09:32
Ukraina: Shkatërruam anijen gjigante ruse në portin jugor të Berdyanskut

Një anije ruse është shkatërruar pranë qytetit portual jugor të Berdyansk, sipas zyrtarëve rusë.

09:30
Çfarë pritet nga samiti i NATO-s?

Liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

09:16
Stoltenberg: Putini bëri “gabim të madh” me pushtim të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

09:04
Arrestohet kultivuesi i drogës në Elbasan, çfarë iu gjet në shtëpi

Një shtetas u kap në Elbasan me drogë me vete, ndërkohë që pas kontrollit në shtëpi, iu gjetën mijëra fara kanabisi dhe sende të tjera për kultivimin e lëndës narkotike.

08:56
Zelesnky falenderon Greqinë për ndihmën humanitare në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falenderuar ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për ndihmën e Greqisë në lidhje me korridoret humanitare në Ukrainë.

08:00
Kemi shpenzimet më të larta për vezë e qumësht në Europë në raport me të ardhurat, ndër çmimet më të shtrenjta

Një individ shqiptar shpenzon mesatarisht 267 euro në vit për vezë, qumësht dhe djathë, sipas të dhënave që janë të publikuara në sistemin e të dhënave të Eurostat.

07:41
Diell dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte.

E mërkurë, 23 Mars 2022
23:18
Parashikimi i zymtë, vala e rritjes së çmimeve do të vijojë

Autoriteti i Konkurrencës përgjegjës për të monitoruar tregun thotë se ka nisur hetimi si për karburantet, ashtu edhe çmimet e produkteve të shportës.

23:15
Kreu i Dhomës së Tregtisë: Pse nuk kemi të njëjtën devotshmëri të ulin çmimin e naftës kur bie në bursë

Protestat e pandalshme duket se e vunë në vështirësi qeverinë që fillimisht deklaronte me forcë se nuk mund të dnërhynte pasi çmimet i vendos tregu.

23:07
Paradoksi/ Ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës, zbulohet sasia kolosale e rezervave shqiptare

Shqipëria renditet e 14 në botë për lëndët e para për frymë. Pellgu naftëmbajtës i Patos Marinzës i zotëruar prej dy dekadash nga kompania Bankers, përbën 85% të rezervave të nëntokës shqiptare dhe është fusha më e madhe e naftës në tokë në Europën Kontinentale. Është vlerësuar se Patos Marinza përmban afërsisht 5.4 miliardë fuçi naftë. Kompania ka hapur 95% të të gjitha puseve që kanë një kapacitet prej 2050 ton naftë bruto në ditë.

23:03
Britania ul taksat mbi pagat, naftën dhe shton ndihmën për familjet dhe bizneset e vogla

Ministri i Financave të Britanisë së Madhe Rishi Sunak njoftoi të mërkurën një ulje të taksave prej 6 miliardë paund (7.9 miliardë dollarë) për punëtorët, si dhe uli taksën e karburantit dhe sinjalizoi një reduktim të ardhshëm të tatimit mbi të ardhurat.