Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte.

Në ultësirën perëndimore do të ketë mot me diell, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë në lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Europa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut do të vijoj të jetë Gadishulli Iberik.

Kosova
Deri në orët e pasdites pjesa me e madhe e territorit të Kosovës do të mbizotërohet nga moti i kthjellët. Por orët në vijim do të sjellin shfaqje të vranësirave të pakta në zonat Veriore dhe Jugore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime.

Top Channel