Shqetësimit të qytetarëve për konsumin ose jo të vezëve dhe të mishit të pulës në një kohë kur është përhapur grip ii shpendëve, drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i përgjigjet me siguri se mund të konsumohen pa asnjë risk.

Edhe pse nuk janë publikuar, dihen tanimë emrat e stabilimenteve të cilët u infektuan me gripin e shpendëve dhe në supermarket apo dyqane lagjesh gjen vezë me emrin e tyre, sikundër ka edhe stabilimente që nuk kanë më pula e sërish kanë hedhur në treg vezë, gjë e cila ka frikësuar edhe më shumë konsumatorin.

Por nga asnjëra anë, AKU thotë se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorin, por ndërkohë ka bllokuar sasi të konsiderueshme vezësh në stabilimentet e infektuar.

AKU sqaron se këto produkte duhet të blihen në dyqane apo markete të kontrolluara. Për produktet që hidhen në treg, çdo ditë merren mostra dhe analizohen.

Top Channel