Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Kukës, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë që më pas i shiste.

Shtetasi me iniciale E.C. u kap pranë vendit të quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me një mjet tip furgon, mallra të ndryshme, të futura kontrabandë nga Kosova, duke shmangur detyrimet doganore dhe tatimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do të shiteshin online, në qytete të ndryshme të vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me mallrat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel