Përse u rritën çmimet? Shpjegimi i deputetit socialist Erion Braçe

24/03/2022 15:38

Ish-zëvendës kryeministri socialist Erion Brace shpërtheu në akuza kur shpjegoi në parlament se kriza shqiptare e çmimeve ka edhe një kat e gjysmë më sipër.

Është krizë që vjen nga tregjet ndërkombëtare. Por është edhe krizë që vjen nga abuzimi këtu brenda.Është edhe krizë që vjen nga tregje kombëtare. Të kapura të mbyllura të përqendruara as të lira dhe as konkurruese”.

Kërkoi nga qeveria, e posaçërisht ministres së bujqësisë Frida Krifca, të thotë të vërtetët sado e dhimbshme të jetë.

Dëgjova këtu pak më parë se ne kemi TVSH reduktuese për produktet plehëruese. Nuk është kështu. Të vërtetën duhet ta themi siç është. Ne vendosëm TVSH 10% për produktet plehëruese edhe pse bërtita e ulërita këtu në këtë sallë që nuk vendoset taksë e re mbi produktet kur çmimet po rriten. Shkuam përpara me këtë çmim. Duhet ta zhbëjmë atë”.

Erion Brace iu bashkua shqetësimit të disa ditëve më parë ngritur nga Top Channel, për më shumë transparencë, se si merren vendimet e bordit të naftës dhe ushqimeve.

Njerëzit kanë të drejtë të dinë si shkojnë ke ky çmimi i ri i naftës I benzinës dhe gazit. Duhet ta dinë fare qartë se ma sa hyn nafta në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sa ka shpenzime mbi të operacionale të kompanive. Sa ka tatime e taksa e sa është marzhi fitimit. Po ashtu njerëzit duhet të dinë si shkohet tek ky çmimi vajit, orizit, sheqerit e miellit”.

Deputeti socialist propozoi si zgjidhje:

Të demokratizosh ekonominë është jetike. Të demokratizosh tregjet. Të rikthesh konkurrencën është edhe më e rëndësishme. Sepse në tregje të kapura ka nevojë për liri ka nevojë për hyrje të reja për operatorë të rinj që ata tregtarë që kanë kapur këto tregje, ato shoqata që funksionojnë sot si kartele në të gjitha tregjet më fitimprurëse të vendit ka nevojë të sfidohen e konkurrohen në normat e tyre të fitimit”.

Tek sa debati parlamentar përfshiu edhe taksat e karburanteve, Erion Brace rikujtoi se

Taksën akcizë e vuri Sali Berisha. Taksën e qarkullit e vuri Sali Berisha. TVSH e vuri Sali Berisha. Taksën e karbonit e vuri Sali Berisha”.

Top Channel