Fundjava me mot të qëndrueshëm në vend, termometri pritet të shkojë deri në 27 gradë Celsius “Ai mbylli dyer dhe dritare që mos të na dëgjonin komshinjtë, nisi të më qëllojë me rripin e pantallonave dhe më tha se nuk do dilja e gjallë nga shtëpia. I kërkova ujë pasi nuk po ndihesha mirë, por ai mori gotën me ujë dhe ma hodhi në fytyrë.”
Kështu nis rrëfimi i një gruaje të dhunuar, që më pas u hodh nga kati i tretë nga njeriu me të cilin ajo po ndante jetën prej vitit 2009.
Gruaja e cila doli nga gjendja e rëndë ia rrëfeu ngjarjen fëmijëve dhe jo policisë. Ndërkohë që pas kësaj u prangos Dilaver Idrizi , i moshës 61 vjeç i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Historia horror nis pas tetë marsit kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit.
Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit , pasi gruaja nuk kishte telefon dhe e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas. Në datën 11 mars gruaja u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje.
Historia u bë publike nga e bija që tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte.
Vajza tregon se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur kishte ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”.
Dyshuese, e bija ka tentuar të sigurojë privatësi me të ëmën, por Idrizi nuk e linte asnjëherë në prani të dikujt tjetër. Pak çaste kanë qenë ato kur gruaja i është rrëfyer për gjithëçka ndodhi dhe po ndodhte në spital ku ajo kërcënohej, ndërsa shtoi “pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë”.
Momenti që gruaja s’mbante mend sipas policisë është ai kur ai e shtyu nga kati i tretë dhe më pas i pikëlluar tha: U rrëzua aksidentalisht.
Top Channel