Organizatat ndërkombëtarë të gazetarëve dënojnë dhunën dhe kërcënimin e grupit të xhirimit të Fiks Fare

24/03/2022 13:48

Organizatat më të mëdha ndërkombëtare të gazetarëve kanë reaguar për dhunën ndaj grupit të xhirimit të emisionit investigativ Fiks Fare.

Në datën datën 22 mars, pranë kompanisë të mbarështimit të pulave Ovital në Sukth, dy persona kërcënuan me jetë gazetaren Antela Lika dhe i thyen kamerën operatorit Daniel Shkulaku.

Grupi i xhirimit po investigonte groposjen e pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve pranë ambienteve të kësaj kompanie, në kundërshtim me ligjin.
Pas publikimit të investigimit, Safe Journalist, Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të Fiks Fare, ndërsa thekson se personi që i kërcënoi, pronar i kompanisë, dyshohet si pjesëtar i një organizate kriminale.

Ndërkohë, Rrjeti i Reporterëve pa Kufij, ka dënuar edhe refuzimin e policisë për të ndërhyrë, pavarësisht se gazetarja i kishte lajmëruar.

Për dhunën dhe kërcënimin, ka reaguar edhe Koalicioni Global për Gratë në Gazetari, i cili dënon rëndë mosveprimin e policisë, pavarësisht se grupi i xhirimit i tregoi edhe autorin e dhunës.

Por, në Shqipëri, i vetmi autoritet që ka reaguar është ai i Mediave Audiovizive. AMA e ka quajtur kanosjen e gazetarëve në detyrë “akt të rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe demokracinë”.

Top Channel