Nëse deri më sot, 80 lekë janë të mjaftueshme për një kafe, me rritjen e çmimeve që ka përshirë vendin edhe për kafen do duhet të paguajmë më shumë.

“Nga 1 janari te gjitha çmimet e lëndëve te para janë rritur, kafja, uji çdo gjë. Është një situate ku dhe konsumatori final nuk ka para për të shpenzuar. Tani për te dal mendohen më shume se një herë”, thotë kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj.

Shoqata e bareve dhe restoranteve paralajmëron se çmimi do të rritet deri në 1 euro.

Mesatarisht një kafe është 70-80 cent këtu tek ne, ndërsa në vendet e rajonit janë te 1 euro. Ne jemi akoma poshtë. Unë mendoj  që dhe me dinjitetin që pretendojmë t’i jepet punonjësve të shërbimit mendoj se çmimi duhet të jetë më i lartë”.

Nëse nuk do të rriten çmimet, thotë shoqata, atëherë lokalet do të shkojnë drejt mbylljes.

“Ka një rënie jo vetëm në klientel por edhe në mendësi, janë të prirur të konsumojnë më pak. Ka pasiguri në horizont që është lufta, njerëzit janë të prirur të konsumojnë më pak. Ende nuk është reflektuar rritja e çmimit të lëndës së parë, po do vijë një moment që do mbyllim biznesin ose do rrisim çmimet”.

Top Channel