Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë NATO përllogarit që deri në 40 mijë trupa ruse janë vrarë, plagosur apo kapur rob që nga fillimi i pushtimit të Moskës në Ukrainë.
Një zyrtar i aleancës, që kërkoi të ruante anonimitetin, e konfirmoi këtë shifër për NBC dhe AP.
Duke cituar të dhënat më të fundit të shërbimeve të inteligjencës, ai thotë se bilanci i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në këtë konflikt është nga 7.000 deri në 15 mijë. Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar vetëm një herë shifra për viktimat. Më 2 mars, ajo raportoi se që nga fillimi i luftës ka pasur 498 ushtarë rusë të vdekur dhe rreth 1600 të plagosur. Pas kësaj date Rusia e ka mbajtur të fshehtë numrin e viktimave të veta.
Të dielën në mbrëmje në faqen e internetit të gazetës bulevardeske ruse “Komsomolskaja Pravda”, e cila është e afërt me qeverinë, u shfaq një lajm i cili thoshte se sipas qarqeve ushtarake, deri tani kanë vdekur 9,861 ushtarë rusë dhe janë plagosur mbi 16,000 të tjerë. Por ky informacion u hoq nga faqja pas vetëm pak minutash. Si arsye u tha se ky ishte një raport i rremë i publikuar nga hakerat.
Pavarësisht mohimit nga pala ruse mund të supozohet se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur është shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare ruse deri më sot. Pak ditë më parë bëri bujë një reportazh i REL nga Bjellorusia, sipas të cilit morgjet në zonën kufitare me Ukrainën thuhet se janë të mbushura me ushtarë rusë të vdekur.
Top Channel