Katër familjarë hidhen drejt vdekjes pas aksionit të policisë kundër mësimdhënies në shtëpi (fotot)

24/03/2022 16:09
Vinçi një makine zjarrfikëse ngrihej drejt apartamenteve.

Katër anëtarë të së njëjtës familje, përfshi dhe një vajzë tetë-vjecare janë gjetur sot të vdekur poshtë një ndërtese ndërsa një djalë 15 vjeçar është plagosur rëndë, tha policia në Zvicër.

Personi i pestë është në gjendje të rëndë në spital pas sugjerimeve se pesëshja ishte hedhur nga ballkoni i ndërtesës në Montreux, shkruan britanikja Metro.co.uk.

Në një deklaratë policia identifikonte të vrarët si një burrë 40-vjeçar, bashkëshortja e tij 41-vjeçare, motra binjake e kësaj të fundit dhe bija 8-vjeçare e çiftit.

15-vjeçari i plagosur rëndë ishte biri i çiftit.

Policia shtonte se viktimat ishin të gjithë qytetarë francezë dhe se pak para incidentit policia kishte shkuar në apartament me një mandat në lidhje me arsimimin në shtëpi të një fëmije.

E përditshmja zvicerjane Blick, citonte një burim të policisë se të pestë ishin hedhur nga ballkoni.

E përditshmja zvicerjane në gjuhën frënge ‘Le Temps’ citonte fqinjët të thonin se në apartament jetonte një familje me pesë persona, duke përfshirë dy adoleshentë dhe një gjyshe.

Fqinji Claude Rouiller, citohej të thoshte: “Nuk dëgjuam asgjë nga shtëpia e tyre”.

Zëdhënësi i policisë Alexandre Bisenz, tha se ende nuk mund të konfirmonte raportimet e mediave për incidentin.

Bisenz shtoi se hetimet vijojnë dhe se grupi u gjetën të vdekur mëngjesin e të enjtes jashtë ndërtesës pranë rezortit Casino Barriere.

Policia tha: Prezenca e një tjetër presoni në apartament në kohën e ngjarjes mund të përjashtohet në këtë fazë të hetimeve”.

Ai shtonte se dy oficerë kishin trokitur më herët në derën e apartamentit dhe kishin identifikuar veten e tyre. “Por pa arritur të kontaktonin me abonunesit, ata u larguan”, tha policia.

“Ndërkohë një dëshmitar kishte njoftuar autoritetet se disa njerëz kishin rënë nga ballkoni i një apartamenti”, shtonin autoritet.

Qyteti buzë liqenit njihet si një pikë e preferuar turistike veçanërisht për festivalin e tij të xhazit.

Sot pamjet tregonin një makinë funerali që hynte në zonën e rrethuar, si dhe vinçi një makine zjarrfikëseje që ngrihej drejt apartamenteve.

Policia dhe grupet e emergjencës kishin ngritur tenda të bardha në një ballkon të ndërtesës.

Top Channel