E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
Elon Musk dhe disa prej emrave më të njohur të industrisë së teknologjisë i janë bashkuar mbi 165 mijë personave që kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në drejtimin e Nvidia-s, vetëm pak ditë pas dorëheqjes së tij.
Huang, i cili e drejtoi kompaninë për 33 vjet, u largua pas zbulimeve për dy marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave ishte me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës. Në një letër të hapur, mbështetësit e 63-vjecarit kërkojnë rikthimin e tij në detyrë deri në përfundimin e një hetimi të pavarur.
Mes firmëtarëve janë drejtues të njohur të industrisë teknologjike, ndërsa mbi 7.500 punonjës të Nvidia-s kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre. Por në Uashington, skandali ka marrë përmasa shumë më serioze. Ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë kërkojnë të hetohet nëse marrëdhëniet e Huang kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe nëse teknologjia më e avancuar amerikane e inteligjencës artificiale ka përfunduar në duart e Pekinit.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pretendon tani një ndryshim rrënjësor në drejtimin e kompanisë dhe emërimin e një drejtuesi të ri nga jashtë radhëve të saj. Ai ka kërkuar gjithashtu përgjigje brenda dhjetë ditësh mbi respektimin e kufizimeve amerikane për shitjen e mikroçipave të avancuar në Kinë.
Sipas The Guardian, edhe vetë Huang e ka diskutuar mundësinë e rikthimit, ndërsa mbështetësit e tij po përpiqen të sigurojnë përkrahje edhe nga Shtëpia e Bardhë. Nvidia, që është shndërruar në një nga shtyllat e revolucionit të inteligjencës artificiale, ndodhet aktualisht përballë një krize që shkon përtej fatit të drejtuesit të saj historik, dhe që ka të bëjë në këtë pikë, me rivalitetin teknologjik dhe strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Top Channel