Johnson: Britania përforcon ndihmat ushtarake për Ukrainën, armët bërthamore do ishin shkatërruese

24/03/2022 18:17

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po mban një konferencë shtypi pas samitit të sotëm të NATO-s dhe takimit të G7.

Johnson  theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të punojë me aleatët për të rritur më shumë ndihmën ndaj Ukrainës.

Ai tha se Britania ka premtuar 6000 raketa shtesë dhe do të dyfishojë ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë tashmë për Ukrainën.

“Ne duhet të mbështesim një Ukrainë të lirë dhe demokratike në afat të gjatë,” tha ai.

Ai shtoi se nëse Putini do të përdorte armët bërthamore, do të ishte situatë katastfrofale.

“Ka rrezik të madh për armët bërthamore, do të ishte shkatërrim i madh. Por do te ishte nje gabim i madh edhe për Putinin. Do ishte shkatërrim përdorimi i atyre armëve”, tha Johnson.

Top Channel