Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Shtojmë forcat e armatosura në Lindje, do të ndihmojmë me armatime shtesë Ukrainën

24/03/2022 14:26

Liderët e NATO-s kanë marrë vendimin për të shtuar trupat e forcave të armatosura në Lindje, në ditën kur në Ukrainë bëhet një muaj nga momenti kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e vendit fqinj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas samitit të jashtëzakonshëm që mbajtën sot liderët europianë dhe amerikanë për situatën në Ukrainë, u shpreh se është rënë dakord për të ndihmuar Ukrainën me municione dhe armatime të tjera.

Do të dërgojmë dhe pajisje teknike ëpr të mbrojtur Ukrainën nga sumet kimike të Rusisë”, tha Stoltenberg, ndërsa shtoi se “kemi rënë dakord që të kemi disa samite të tjera në vijim, për të diskutuar për këtë çështje”.

Një vëmendje të veçantë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do t’i kushtohet Bosnjë Hercegovinës dhe Ballkanit, pasi siç tha “janë prekur nga kjo çështje”.

Aleanca e ka diskutuar për të folur më shumë për çështjen e naftës dhe gazit. I kemji kërkuar Kinës të na bashkohet me qëndrimet tona. I kemi bërë thirrje dhe Kinës që të ushtrojë presion mbi Rusinë që ajo të tërhiqet”.

Që pas nisjes së luftimeve dhe agresionin rus në Ukrainë, kemi kuptuar që liria nuk fitohet falas dhe nuk është diçka që e kemi të garantuar”, u shpreh Stoltenberg para medieve.

Top Channel