Partia Demokratike nuk do ketë më dyert e blinduara të vendosura nga Lulzim Basha për tu mbrojtur prej Sali Berishës. Sic duket vendimi është marrë nga Enkelejd Alibeaj tre ditë pasi ai mori stafetën e drejtimit të demokratëve pas presionit të shtuar të deputetëve rebel.

E kthyer në simbol, heqja e blindimit të PD shihet si derë e hapur për lehtësimin e dialogut me deputetët e pezulluar, të cilët janë rreshtuar krah Sali Berishës që kundërshton propozimin e kryesisë për ngritjen e një grupi negociator për bashkimin e partisë.

Berisha: PD ka institucionin e saj, tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar. Gjykoj se brenda grupit parlamentar të PD mund të zhvillohet çdo debat.

Sido që të jetë, ajo që nuk diskutohet është kandidimi i Sali Berishës për kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha: Me bllof nuk luhet. askush nuk del mbi vendimet e kuvendit të 11 Dhjetorit. Bashkimi mori fund me dorëheqjen e Bashës.

Të premten procesi gjyqësor për vendimet e Kuvendit te Sali Berishes pritet të jetë vendimmtare në betejën për pronarin e selisë blu.

Top Channel