Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’do arrijnë kurrë ta tërheqin Shqipërinë poshtë
Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Mamurras, në afërsi të një karburanti, ku mjeti me drejtues shtetasin N.Gj., ka përplasur këmbësorin D.Sh., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda një ore në Lezhë, pasi rreth orës 19:00, një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me muret rrethues të banesave.
Top Channel