“Putin e llogariti keq luftën”/ Biden kërcënon: Do të përgjigjemi nëse Rusia përdor armët bërthamore

24/03/2022 18:43

Presidenti Joe Biden kërcënoi se SHBA do të përgjigjet nëse Vladimir Putin vendos të përdorë armë të forta në luftën ndaj Ukrainës.

I pyetur nëse ka informacion mbi inteligjencën amerikane lidhur me armët e forta, Biden tha se nuk e di, por nëse do të përdoren, do të ketë përgjigje nga ana e SHBA-së.

Biden: Ne do të përgjigjemi nëse ai e përdor.Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit.

Ai tha edhe njëherë se SHBA po shpallte sanksione të reja ndaj 400 individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë 300 anëtarë të Dumës,  parlamentit të Rusisë, si dhe oligarkëve dhe kompanive që sipas tij ‘ushqejnë makinën ruse të luftës’. Ai shtoi se Putini e ka llogaritur keq në vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, ndërsa shtoi se NATO tashmë është më e bashkiuar se kurrë.

Biden: Vendosëm shumë sanksione si në ndëshkim për veprimet e tij. SHBA do të ofrojë 2 bilion dollarë për të përforcuar ushtrinë ukrainase. Do të japin fonde për të përforcuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ne do të ofrojmë para edhe për familjet e larguara nga Ukraina. Ne do të akordojmë mbështetje për sigurinë e energjisë.  Do të vendosim sanksione për individët dhe oligarkët e Rusisë. NATO do të vendosin 4 grupe të reja në Sllovaki. Putin po merr pikërisht të kundërtën e asaj që ai mendonte se do të merrte kur shkoi në Ukrainë. Putini po angazhohej për ndarjen e aleancës, por NATO s’ka qenë kurrë më e bashkuar se kaq.

Po ashtu, Biden shtoi se e ka paralajmëruar Kinën për pasojat që e presin nëse vendos të mbështesë Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.

Top Channel