Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Baldushk, ku ka ndërruar jetë një person.

Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin B.D., është përplasur me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në një kthesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel