Anësori i Ajax zgjedh Barcelonën, injoron ofertat nga Real dhe Bayern Munich

24/03/2022 17:26

Pas Franck Kessie, anësori i Ajax, Noussair Mazraoui pritet të jetë goditja e radhës në merkto për Barcelonën.

24-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon me klubin holandez teksa në 22 paraqitje me fanellën e “Harkëtarëve” ia ka dalë të shënojë pesë gola dhe të dhurojë dy asiste.

Në këtë formë, Mazraoui ka fituar vëmendjen e katalanasve të cilët e shohin si njeriun e duhur për të marrë trashigiminë e Dani Alves, ndërsa Sergino Dest mund të aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Me rezultatet dhe entuziazmin që ka sjellë trajneri Xavi Hernandëez, tashmë Barcelona duket se është rikthyer të jetë një klub i parezistueshëm edhe jashtë fushës pasi marokeni ka marrë ofertë edhe nga Bayern Munich e Real Madrid.

Mirëpo, dëshira e tij e vetme është të luaj në Camp Nou duke refuzuar prerazi madrilenët dhe bavarezët, vetëm për t’iu bashkuar “bandës” së Xavit në kërkim të triumfit në kompeticionet më të rëndësishme me fanellën blaugrana.

Top Channel