Ukraina: Shkatërruam anijen gjigante ruse në portin jugor të Berdyanskut

24/03/2022 09:32

Një anije ruse është shkatërruar pranë qytetit portual jugor të Berdyansk, sipas zyrtarëve rusë.

Në një postim në “Facebook”, marina e Ukrainës thotë se një anija “Orsk” u godit dhe u dogj sot në mëngjes në Detin Azov.

Mediet ukrainase raportojnë se një anije ruse është mbytur dhe dy të tjera janë në flakë, por mediet ndërkombëtare ende nuk konfirmojnë lajmin.

Rusia pushtoi Berdyanskun pak javë më parë dhe e ka përdorur portin për furnizim me karburant. Ai shtrihet midis Krimesë dhe qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Top Channel