E hënë, 20 Mars 2023
11:05
Juventus fiton Derbin e Italisë, Inter “bie” në San Siro

Juventus mposht Interin në San Siro me shifrat 0-1 dhe bën të tijin Derbin e Italisë.

11:01
Përshtatën një qendër masazhesh për veprimtarinë e prostitucionit, në pranga 4 qytetare në Tiranë

Katër vajza janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, pasi kishin përshtatur një qendër masazhesh për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

10:54
Georgina Rodriguez zbulon lajmin e trishtë: Pësova tre aborte para vdekjes së djalit

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar së fundmi se ka pësuar tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel.

10:51
India ndalon internetin në 27 milionë njerëz, policia në ndjekje të një përkrahësi të fesë Sikh

Autoritetet indiane kanë bllokuar aksesin në internet për rreth 27 milionë njerëz në shtetin e Punjabit për të tretën ditë radhazi,  një nga ndërprerjet më të mëdha të internetit në vend në vitet e fundit ndërsa policia kërkon për një separatist Sikh në arrati.

10:34
Koreja e Veriut thotë se simuloi një kundërsulm bërthamor

Koreja e Veriut tha të hënën se ka simuluar një sulm bërthamor në Korenë e Jugut, duke testuar raketa balistike gjatë fundjavës.

10:34
Gjykata Speciale: Do të duhen mbi 6 vite për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron.

10:28
Perëndimi e mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serbi, kurse perëndimi e mirëpret atë. Kurti dhe Vuçiq ranë dakord më 18 mars për zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

10:27
Pneumonia deri te artriti: 10 sëmundje shëndetësore që mund të shkaktojë shëndeti i keq oral

Mund të ketë një lidhje të rëndësishme midis shëndetit të dhëmbëve dhe shëndetit të përgjithshëm për shkak të një tepricë të baktereve të dëmshme që janë të pranishme në gojën tonë që mund të dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

10:20
Aksidentoi për vdekje punonjësin e policisë, arrestohet autori 27-vjeçar

Është vënë në pranga autori i aksidentit të mbrëmshëm në Pattos të Fierit, ku mbeti pa jetë punonjësi i policisë Agron Saba.

10:12
Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes Ohrit, vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë zbatimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

10:12
​Eksportet drejt Italisë, 33 miliardë lekë gjatë 2-mujorit të parë

Në dymujorin e parë të këtij viti eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së arritën vlerën 58.4 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bëri të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës shkuan mbi 50 % e totalit të eksporteve.

09:53
Fitorja ndaj Realit, Xavi: Rezultat ishte i drejtë, por nuk ndihemi ende kampionë

Barcelona triumfoi në “El Clasico” përballë Real Madrid, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në këtë edicion.

09:48
Frika e sindikatave gjermane nga prishja e tregut të rrogave

Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, që pavarësisht kualifikimit të marrin një vizë pune. Sindikatat i tremben fluksit të fuqisë punëtore të lirë nga Ballkani.

09:46
Autobusi me hebre përplaset në Belgjikë, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur

Një shofer i minibusi, i cili po kthente një grup besimtarësh hebre në Londër, ka vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi automjeti u përmbys në Belgjikë.

09:45
Punëtorët nga Ballkani trembin sindikatat gjermane: “Pranojnë rroga të ulëta e kushte të këqija pune”!

Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, të cilët të marrin vizë punë pavarësisht kualifikimit.

09:37
Luizi e cilësoi si moderatoren më sexy/ Fjoralba Ponari: S’kam asnjë të preferuar në BBV, më duket si “Survival”

E ftuar këtë të hëne në “Wake Up”, moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka lënë pa komentuar edhe show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”.

09:30
Grabitet shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër, autorët mbesin duarbosh dhe marrin sendet e sanitareve

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.

09:30
Beteja për Bahmutin vazhdon, teksa BE-ja diskuton për municionet për Ukrainën

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahmut në 24 orët e fundit, tha Kievi më 20 mars.

09:13
“Gjilpëra sigurie”/ Mjeti që përdorin gratë indiane për t’u mbrojtur nga kërcënimet seksuale

Pothuajse çdo grua në Indi ka një histori ngacmimi seksual që ka ndodhur në hapësira publike të mbushura me njerëz.

09:07
Ancelotti: A ishte pozicion jashtë loje? Kthehemi në Madrid me dyshime!

Rezultati i “El Clasico”, të cilin e fitoi Barcelona me rezultatin 2-1, solli një sërë polemikash, kjo për shkak se përpara golit të fitores së katalanasve, të realizuar nga Kessie, ishte Asensio ai i cili gjeti rrugë drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR goli u anulua për pozicion jashtë loje.

08:41
Video/ Helikopteri humb kontrollin në Kolumbi, mbeten pa jetë katër persona

Katër persona humbën jetën pasditen e djeshme në Kolumbi, pasi një helikopter ushtarak humbi kontrollin duke rënë në një zonë të banuar. 

08:39
A mund të çojë migrena kronike në dëmtim afatgjatë të trurit?

Si një çrregullim kryesor i dhimbjes së kokës, migrena është ndër më të përhapurit.

08:31
​Zelensky: Rusia do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve

Forcat ruse gjatë javës kanë sulmuar një numër qytetesh të Ukrainës.

08:28
Xi udhëton drejt Moskës disa ditë pas lëshimit të urdhër-arrestit të Putinit për krime lufte

Për udhëheqësin kinez Xi Jinping, vizita e tij shtetërore e profilit të lartë në Rusi dhe takimi me Presidentin Vladimir Putin ditën e sotme është një mundësi për të shfaqur ndikimin diplomatik në rritje të Kinës në skenën botërore dhe ambicien e saj për të sfiduar rendin global të udhëhequr nga SHBA.

08:24
Blinken përshëndet ujdinë për zbatimin e propozimit europian: Mundësi të mëdha për të dyja vendet!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e përshëndeti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë mbi udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

08:01
Mot i kthjellët me rritje temperaturash, parashikimi për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës do të sjellin në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore.

07:56
Mali i Zi shkon në balotazh, Gjukanoviç i pari por votat nuk mjaftojnë!

Akuzat për korrupsion nuk e mposhtën besimin e malazezëve se ai mbetet një alternativë e mirë për vendin.

E diel, 19 Mars 2023
23:01
Zhbllokohet derbi i Italisë, Juventus ndëshkon Inter

Inter pret Juventusin në derbin e Italisë.

22:52
Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç në avantazh ndaj Milatoviç

Janë mbajtur zgjedhjet presidenciale ditën e sotme në Mal të Zi, ku sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) kanë marrë pjesë 344.700 votues.

22:40
Emri/ Aksident me vdekje në Fier, humb jetën punonjësi i policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. 

22:38
Ukraina: Vizita e Putinit në Mariupol i përshtatet një hajduti

Vizita e natës e Vladimir Putin në qytetin e Mariupolit është ajo që i përshtatet një hajduti, ka deklaruar ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

22:27
​Turqia mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit

Turqia ka përshëndetur të dielën pajtimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga BE për normalizimin e marrëdhënieve.

22:15
“Emigrantët do dëbohen në Ruanda”/ Ministrja britanike e konsideron “të dhembshur” planin

Ministrja e Brendshme e Britanisë mbrojti një plan të diskutueshëm për të dëbuar azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një vizite në Ruanda, për të inspektuar qendrat ku do të mbahen ata.

22:04
Georgina Rodriguez pranon mes lotësh se pësoi tri aborte para humbjes tragjike të djalit të saj Angel

Georgina Rodriguez ka zbuluar në një dokumentar se pësoi tri aborte para humbjes së djalit të saj, Angel, gjatë lindjes.

21:53
“Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte

Pas golit në Europa League, Granit Xhaka gjeti sërish rrugën e rrjetës me Arsenalin, këtë herë në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj Crystal Palace në Premier League.

21:38
​Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiçit

Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksander Vuçiç për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

21:26
Vuçiç lavdëron veten për Ohrin: Jam më i përqendruari kur bisedimet zgjasin mbi 12 orë

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç në një konferencë për media të dielën ka folur rreth bisedimeve të djeshme në Ohër.

21:12
“Manovra” për të shpëtuar nga falimenti. Në Zvicër, Credit Suisse blihet nga rivali

Në Zvicër është gjendur një plan shpëtimi për bankën Credit Suisse, e cila pa aksionet t’i bien në mënyrë drastike pas raporteve se kishte probleme financiare.

21:00
​Mijëra portugezë marshojnë për rritjen e pagave

Mijëra njerëz marshuan sot në Lisbonë për të kërkuar paga më të larta dhe masa të tjera për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës.

20:47
Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Verstappen rikuperon 13 pozicione/ Përmirësohet Mercedes

Ashtu si në garën e parë sezonale në Bahrein, Red Bull ia del të dhurojë shoë edhe Arabinë Saudite. Dy pilotët e skuderisë austriake, Sergio Perez dhe Max Verstappen u renditen respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.

20:40
Këshilltari i qeverisë ukrainase: Putin vizitoi Mariupolin për herë të parë dhe të fundit

Një zyrtar i qeverisë ukrainase ka folur për vendosmërinë e tij për të mos parë më kurrë Vladimir Putinin në Mariupol. 

20:30
Spektakli më i dashur i humorit, Portokalli pas pak në Top Channel

Spektakli më i dashur i humorit në Shqipëri, Portokalli nis pas pak në ekranin e Top Channel.

20:20
Kualifikim me përmbysje, United eliminon Fulham dhe siguron biletën e gjysmëfinales

Manchester United kualifikohet për në raundin gjysmëfinal të FA Cup. Në Old Trafford, “Djajtë e Kuq” mposhtën me shifrat 3-1 Fulham falë golave të Bruno Fernandes dhe Marcel Sabitzer.

20:10
Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit, ndërsa vazhdojnë stërvitjet SHBA-Koreja e Jugut

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt detit të dielën, njoftuan autoritetet e vendit fqinj të Koresë së Jugut, duke shtuar kështu aktivitetin e provave të armëve në përgjigje të stërvitjeve ushtarake që vazhdojnë SHBA-Koreja e Jugut.

20:00
BE dhe SHBA e mirëpresin! Mëdyshje në të dyja vendet për marrëveshjen

Pas dakordësimit në Ohër mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, aneks marrëveshjen e zbatimit të planit evropian kanë ardhur edhe reagimet nga forcat politike në të dyja vendet.

19:56
Nafta falas për fermerët! 1.4 mld lekë fondi për mbi 1 hektar tokë të punuar

Me anë të Skemës Kombëtare, qeveria këtë vit ka vënë në dispozicon të fermerëve 3.3 miliard lekë fond për 9 masat e bujqësisë dhe blegtorisë.

19:51
Rimëkëmbja e turizmit! Pritshmëri të mëdha edhe nga ky vit

Shqipëria pati një rimëkëmbje mjaftë të mire të turizmit pas periudhës pandemike. Gjatë vitit të kaluar vendi ynë u vizitua nga 7.5 milionë turistë, shifër kjo shumë herë me e lartë krahasuar me vitin 2019.

19:47
Jo vetëm paga minimale/ Ekspertët: Të rishikohet dhe mesatarja

Në 4 vitet e fundit, në vendin tonë, paga minimale në vend është rritur me ritme dy herë më të larta se paga mesatare.

19:43
E vetmja rrugë është dija! Si arriti shqiptarja të punësohej në universitetin ku u diplomua në Paris

Lorenca Bejko prej 5 vitesh është larguar jashtë Shqipërisë pas diplomimit për të drejtë penale në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Ajo u nxit të vazhdonte formimin akademik në Francë.

19:36
Tik Tok si “Dark Web”/ Platforma ku ligjet nuk ekzistojnë, as për shqiptarët

Në një kohë kur në shumë vende europiane po diskutohet mbyllja e rrjetit social “Tik Tok” për çështje sigurie, bota e errët e krimit  shqiptar po  e përdor masivisht atë duke e shndërruar në një dark Web.

19:31
300 mijë trupa në kufiri me Rusinë? NATO shqyrton planin

NATO po diskuton nevojën për të forcuar kufijtë lindorë me Rusinë duke përqendruar pajisje dhe një kontingjent ushtarak prej deri në 300,000 ushtarë, gjë që duhet të pengojë Rusinë të zgjerojë luftën përtej Ukrainës.

19:13
Kievi: Forcat ukrainase vazhdojnë rezistencën në qytetin e Bakhmutit

Zyrtarët ukrainas njoftuan sot se të paktën tre civilë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit nga bombardimet ruse.

18:51
​Osmani për dakordësitë në Ohër: Nuk kam asnjë pritje nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një deklarate për media ka thënë se tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë, pret të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse.

18:35
Vizita e Putin në Mariupol, ish-oficeri i inteligjencës tregon mesazhet që përcolli presidenti rus

Një ish-oficer i lartë i inteligjencës ushtarake ka dhënë verdiktin e tij se pse Vladimir Putin bëri një vizitë në qytetin ukrainas të Mariupol.

18:20
Xhaka gjen sërish golin, Arsenali fiton dhe shkon 8 pikë më shumë se Manchester City

Granit Xhaka gjen sërish golin dhe Arsenali vazhdon të fitojë e vrapojë drejt titullit kampion. Vetëm tri ditë pasi i shënoi Sportingut të Lisbonës në Europa League, mesfushori me origjinë shqiptare ndëshkon edhe Crystal Palace, në derbin e vlefshëm për kampionatin anglez.

18:15
Aksident në Peshkopi, lëndohet një person! Transportohet në spital

Dibër/ Informacion paraprak Rreth orës 17.35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, qyteti i Peshkopisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K ., është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Xh. Zh. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar lehtë shtetasi N.N,(këmbësor), i cili po […]

18:00
​Vuçiç: S’dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka treguar sot se pse nuk e ka nënshkruar të shtunën në Ohër marrëveshjen dhe as aneksin implementimit, derisa ka potencuar se Serbia është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe.

17:57
Dani Alves hyn në grevë urie, bashkëshortja i kërkon divorcin

Dani Alves hyn në grevë urie. Ish-mbrojtësi i Barcelonës është në burg prej më shumë se 50 ditësh, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare në një klub katalanas.

17:44
Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar”/ Mediat botërore jehonë lajmit: Pasuri kontinentale, shpëtoi nga kërcënimi

Shpallja e Lumit Vjosa park kombëtar, ka marrë jehonë ndërkombëtare nga mediat më me zë botërore.

17:37
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 10 qytetarë të infektuar dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid 19, ku gjatë 24 orëve të fundit, pas 222 testimeve kanë rezultuar 10 qytetarë të infektuar me koronavirus.

17:26
Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

17:04
Video/ Rusia derdh 20 ton grurë ukrainas mbi rrugën e daljes nga Mariupol

Rusia ka derdhur grurin ukrainas në një nga rrugët që të çojnë në Mariupol.

16:56
Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane dhe planin e qartë drejt saj.

16:50
Vuçi mbron Putinin: Urdhërarresti do të ketë pasoja të këqija politike, do zgjatet më shumë lufta

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin “do të ketë pasoja të këqija politike” dhe do të shërbejë vetëm për të zgjatur luftën në Ukrainë.

16:42
Sulm me raketa në Zaporizhia, vriten tre persona dhe plagosen dy të tjerë

Tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas një sulmi me raketa në një ndërtesë të banuar në Zaporizhia të Ukrainës.

16:34
Reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron, nuk ka qetësi nga protestat

Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha qytetet franceze është protestuar kundër projekt-ligjit që synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

16:29
Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor

Dejve Bregu gjen sërish golin në Turqi, të katërtin sezonal. Sulmuesi vlonjat shënoi një gol spektakolar në minutën e 51-të të takimit Boluspor-Keciorengucu, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën për vendasit.

16:25
Anëtarësimi i Suedisë në NATO/ Presidenti finlandez: Do të kishte qenë problem nëse do të kishim refuzuar Turqinë

Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka mbrojtur vendimin e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO veçmas nga Suedia , duke argumentuar se refuzimi i Turqisë për të ratifikuar kandidaturën e Finlandës do të ishte problematik, shkruan sot agjencia gjermane dpa.

16:15
Opozita në Serbi reagon ndaj Vuçiç për rezultatin e bisedimeve në Ohër

Liderët e disa partive opozitare në Serbi, kanë reaguar lidhur me arritjen e pajtueshmërisë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

15:55
Renditja e UEFA-s/ Kryesojnë Bayern e Man. City, ngjitet Roma

Është përditësuar renditja e UEFA-s për klube, teksa vijon të kryesojë Bayerni i Mynihut, me 135 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City i vendit të dytë.

15:51
Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë “anarkinë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se dhuna dhe anarkia nuk do të tolerohen në shtetin që udhëheq ai.

15:30
Kapiteni tradhton Vllazninë në Laç, Egnatia dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Vllaznia zhgënjen sërish, këtë herë në transfertën ndaj Laçit, ku u mposht me rezultatin 2-0.

15:17
Po refuzohet vaksina e fruthit/ Rezistenca për shkak të paragjykimeve nga ana e prindërve

Vaksinimi ndaj fruth rubeolës që i duhet bërë fëmijëve  të vegjël sapo mbushin 1 vjeç ka rënë.

15:16
Vuçiç mesazh Perëndimit: Me kë do të negocioni tani që Putin është një kriminel lufte?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në konferencën mediatike të zhvilluar mesditën e kësaj të diele, krahas mesazhit drejtuar qytetarëve për të shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë takimit në Ohër ka mbajtur edhe një qëndrim sa i përket urdhër-arrestit ndërkombëtar për Putinin.

15:12
Vatikani në Rrëshen, Sekretari i shtetit mes besimtarëve katolikë shqiptarë

Kjo e diel e 19 Marsit ishte një ditë e veçantë për qytetin e Rrëshenit, qytet i cili është cilësuar si simbol i katolicizmit.

14:45
Pse nuk nënshkroi në Ohër? Vuçiç i tregon “vijën e kuqe” Kurtit: Së shpejti në Kosovë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saj të kuqe” që janë: njohja e pavarësisë dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

14:21
“Nuk ke këllqe të merresh me mua…”/ Dea analizon lojën: Po të ishin bërë bashkë Maestro me Kristin, Luizin e kishe jashtë!

Edhe pse Luiz Ejlli shikohet nga publiku si fitues i Big Brother VIP Albania, për Dea Mishel mbetet po i njëjti lojtar i dobët, sic ajo e ka quajtur gjithmonë.

14:06
Takimi në Ohër, Varhelyi optimist: Mbështesim Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi ka përshëndetur arritjen e një dakordësie në takimin e 18 marsit në Ohër, ku kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiç ranë dakord për implementimin e zbatimit të marrëveshjes më 27 shkurt në Bruksel.

14:05
“Luizi donte të më mbronte”, Kejvina rrëfehet pas daljes nga BBV: Dronin ia dërgova për t’i thënë që…

Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella në një intervistë ekskluzive në Fun Club BBV rrëfeu për herë të parë publikisht incidentin që çoi në eliminimin e saj nga spektakli.

13:55
Ekskluzive/ Kejvina rrëfehet për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Kiara, njeriu më i shtirur në Big Brother VIP

Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella në një intervistë ekskluzive në Fun Club BBV tha se Kiara është personi më i shtirur në shtëpi.

13:49
Gjermania përshëndet arritjen e dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër: Urime, tani duhet të zbatohet!

Gjermania mirëpret dakordimin e marrëveshjes në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë lajm të mirë.

13:37
“Ohri”/ Krasniqi kritika të ashpra Kurtit: Brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë konfliktin e ngrirë me Serbinë!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar takimin e djeshëm në Ohër dhe rezultatet që prodhoi ai takim.

13:30
Shpërthen granata duke punuar tokën! Prrenjas, plagosen 3 bujqit në arë

Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një granate të vjetër teksa punonin tokën e tyre.

13:21
U eleminua nga ‘Big Brother VIP’, Maestro i del në mbrojtje Luizit: Gjesti me Kiarën, një bezdisje jo dhunë!

Incidenti gjatë Primes së BBV2 mbrëmjen e kësaj të shtune, ku në një moment kur Kiara i ka bërë me shenjë Luizit të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë, është komentuar edhe nga panelistët e “Fun Club” mesditën e sotme.

13:05
Karnavalet në Gjirokastër, paradë me maska dhe muzikë

Gjirokastra u vesh sërish me ngjyrat dhe ritmin e karnavaleve këtë fundjavë,  një festë popullore e rikthyer 3 vite më parë pasi kishte munguar për rreth shtatë dekada.

13:02
“Nuk prisja të shkonte kaq gjatë”, Maestro: Nëse Luizi dhe Olta do të largoheshin nga BBV, do ikja pas tyre

Maestro Armaldo Kllogjeri është eleminuar mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, dhe mungesa e një bilete vajtje-ardhje ka bërë të pamundur rikthimin në shtëpi, duke i dhënë kështu fund eksperiencës së tij në këtë format.

12:53
Vendi i legjendave! Pse tërheq vizitorë “Mekami i Baba Mustafait” në Fier

Njihet si Mekami i Baba Mustafait ose i quajtur ndryshe Varri  i gjatë.

12:44
Përkujtohet Lufta e Mashkullorës! 115 vjetori i betejës të çetës së Çerçiz Topullit me garnizonin turk

Në Mashkullorë, pranë Gjirokastrës është përkujtuar 115 vjetori i luftës së Mashkullorës ku çeta e Çerçiz Topullit u përball atëherë me garnizonin turk në një betejë të pabarabartë. 

12:40
Depresioni pranveror, mjekët psikiatër flasin për shenjat

Stina e pranverës supozohet të sjellë rigjenerimin dhe lulëzimin e jetës. Ekspertë të shëndetit mendor thonë se krahas depresionit të vjeshtës dhe dimrit ekziston edhe depresioni pranveror.

12:25
Lufta ndaj pedofilisë/ Ndalohet punësimi në shkolla i personave me precedentë

Para disa ditëve Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar ku ndër të tjera thuhet: Moslejimin e punësimit nëpër shkolla të personave të dënuar më parë për vepra penale ndaj të miturve, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

12:20
Drejtoresha e burgut, Nertila Koka tregon punën në krye të IEVP Lezhë

Thonë që burgu është punë burrash, por Nertila Koka, e ka hedhur poshtë këtë shprehje.

12:18
Nikolla përshëndet dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit: Hap i qëndrueshëm për zbatimin e marrëveshjes!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka përshëndetur dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit të datës 18 mars.

12:10
Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, diplomatët evropianë bindin Kurtin dhe Vuçiçin

Edhe një herë sytë e Evropës u kthyen nga Ohri, si vendi mirëpritës i një takimi paqeje në Ballkan.

12:09
Berberhanet në Britani baza për krimin e organizuar? Eksperti i sigurisë: Po përdoren nga shqiptarët dhe kurdët për trafik droge dhe qeniesh njerëzore

Berberhanet janë një ndër bizneset me rritje më të shpejtë në rrugët e Londrës, por zyrtarët kanë frikë se ato po përdoren gjithnjë e më shumë si një front për krimin e organizuar.

12:04
I riu shqiptar: Mos shkoni në Angli, rrugët atje s’janë të shtruara me flori

Rrugët e Anglisë nuk janë të shtruara me flori, siç tentojnë t’i përcjellin përmes videove në Tik Tok. Mos shkoni në Angli.

12:00
“Djalli të mos fshihet në detaje”, Rama komenton takimin Kurti-Vuçiç në Ohër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin maratonë të mbajtur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

11:42
Mediet ndërkombëtare jehonë shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”, Rama: I ka dhënë një fuqi të re imazhit të Shqipërisë!

Shpallja e luginës Vjosa “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare ka bërë jehonë në të gjitha mediet ndërkombëtare. Një gjë të tillë e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama.

11:39
Koreja e Veriut teston një raketë balistike me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër në ujërat lindorë të Gadishullit Korean të dielën, sipas Koresë Jugore dhe Japonisë.

11:25
Dhunoi me grushte infermierin e spitalit, procedohet penalisht i riu nga Berati

Një 22-vjeçar është shoqëruar dhe proceduar penalisht pasi dhunoi me grushte infermierin e Spitalit në Berat. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet K.Sh. u procedua për “Goditje për shkak të detyrës”.

11:16
Takimi i Ohrit, ambasadori amerikan në Kosovë: U arrit një marrëveshje e rëndësishme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka cilësuar të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.