Parlamenti votoi për të zgjedhur Nikolai Denkov si kryeministër të Bullgarisë. Votimi në legjislaturë ishte 132-69 me asnjë abstenim.

Denkov u caktua si kryeministër nga koalicioni “Vazhdo ndryshimin e Bullgarisë Demokratike (CC-DB)”.

Pas nëntë muajsh, Denkov do të ndërrohet në këtë pozicion me Mariya Gabriel të GERB-UDF.

Duke iu drejtuar Parlamentit, Denkov u zotua për të paraqitur projekt-buxhetin që përcakton deficitin në 3%, për të përmbushur angazhimet në kuadër të programit ndërkombëtar, për të punuar për hyrjen e Bullgarisë në Shengen në 2023 dhe në eurozonë nga fillimi i 2025, dhe për të zbatuar agjendën legjislative , duke përfshirë ndryshimet në Kushtetutë, në koordinim të ngushtë me Asamblenë Kombëtare.

Ai tha se nëse nuk zbatohen prioritetet do të japë dorëheqje.

“Nuk ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë të isha kryeministër në një vend me një krizë të keqe politike, me një shoqëri të ndarë. Ëndrra ime e fëmijërisë ishte të bëhesha shkencëtar dhe e realizova. Prandaj, nëse nuk realizohen prioritetet, unë do të jap dorëheqje”, tha ai.

Denkov prezantoi strukturën dhe përbërjen e projekt-kabinetit, duke specifikuar se në nëntë muajt e parë do të jetë kryeministër dhe në nëntë muajt e dytë Mariya Gabriel (GERB-UDF).

Në një votim 132-69 pa asnjë abstenim, Parlamenti votoi për të miratuar strukturën e qeverisë Denkov-Gabriel. Qeveria drejtohet nga një kryeministër me një zëvendëskryeministër dhe 18 ministra.

Ministria e Bujqësisë është shndërruar në Ministri të Bujqësisë dhe Ushqimit.

Kabineti i plotë:

Kryeministri: Nikolai Denkov

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme: Mariya Gabriel

Ministri i Financave: Assen Vasilev

Ministri i Brendshëm: Kalin Stojanov

Ministri i Mbrojtjes: Todor Tagarev

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave: Julian Popov

Ministri i Energjisë: Rumen Radev

Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike: Andrey Tsekov

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit: Kiril Vatev

Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë: Bogdan Bogdanov

Ministre e Inovacionit dhe Rritjes: Milena Stoycheva

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale: Ivanka Shalapatova

Ministër i Drejtësisë: Atanas Slavov

Ministri i Shëndetësisë: Hristo Hinkov

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Galin Tsokov

Ministre e Turizmit: Zaritsa Dimkova

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve: Georgi Gvozdejkov

Ministër i Qeverisjes Elektronike: Aleksandër Yolovski

Ministër i Kulturës: Krastyu Krastev

Ministri i Rinisë dhe Sportit: Dimitar Iliev

Top Channel