“Pse nuk reagon Kim për peshkun e madh”/ Curri jep “skenarët”: Dako u arrestua si tymnajë për lirimin e Tahirit!

06/06/2023 22:53

Arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, analisti Arian Curri e sheh si “tymnajë” për lirimin e Sajmir Tahirit nga burgu.

Në Top Story, Curri renditi disa “skenarë” për arrestimin e Vangjush Dakos, për të cilin tha ra në rrjetë njësoj si Lefter Koka, pasi “u përdor për të fituar zgjedhjet nga qeveria”.

Curri tha se në darkën që po zhvillohet këtë mbrëmje në ambasadë mes kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, kryesocialisti e “shet” si sukses arrestimin, por vë në pikëpyetje mos reagimin e diplomates amerikane, e zotuar për “peshqit e mëdhenj”.

Nuk e shikoj si fitore të banorëve, por spektakël i niveleve të  larta. Ka muaj dhe vite që hetohet Dako, pse nuk u arrestua më herët. Për nderin e fundit që t’i bënte maxhorancë të fitoheshin zgjedhjet në Durrës. A ngjan rasti i Dakos me Lefter Kokën që u përdor për të fituar zgjedhjet. Vetëm disa ditë pas lirimit të Sajmir Tahirit për shmangie vëmendje që SPAK-u bën rrokadë. Liruam Sajmir Tahirin dhe arrestuam Vangjush Dakon. Tani që flasim në ambasadë po hahet një darkë mes kryeministrit dhe ambasadores Kim. A mos ndoshta Rama i thotë mos u mërzit, ja arrestuam Vangjush Dakon, non grada, drejtësia jon e re po i arreston këta. Nëse dikur filmat paraprinin realitetin, tani realiteti paraprin filmin. Shko në polici, e ke me perde derën e Drejtorisë. Kjo drejtësi është me regji. Unë po bëj një pyetje, pse Dako arrestohet pas zgjedhjeve vendore? Pse ambasadorja nuk e përshëndeti Dakon siç ka bërë me arrestimin e peshqve të mëdhenj. I ka përdorur Rama dhe tani lëshon, është bërë edhe me zotin Lefter Koka. I përdor i thot SPAK prit edhe pak, në momentin që të rrezikon ekzistencën, i lëshon. Mund t’i prishë fabulën e drejtësisë së re. I përdor si limon dhe mbasi i shtrydh i heq.”-tha Curri në Top Story.

Top Channel