Vrau mamanë dhe u dorëzua vetë në policia, dëshmia tronditëse e të riut shqiptar në Itali: Tentova t’i merrja jetën vetes
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe qëndrimet e këtij të fundit në raport me SPAK-un dhe zhvillimet politike.
Sipas Nazarkos, disa prej veprimeve dhe deklaratave të Veliajt duket se lidhen me synimin për t’u paraqitur si një i dënuar politik, në kuadër të betejës së tij me drejtësinë.
Analisti tha se Veliaj ka lënë të kuptohet se arrestimi i tij mund të perceptohet si një nismë e kryeministrit Rama.
“Shumë zhvillime çojnë ujë në atë që është objektivi personal. Domethënë ai do, që në kuadër të betejës që ka me SPAK, të paraqitet si i dënuar politik. Pra ai është armik i kryeministrit. Ka lënë të kuptohet që edhe arrestimi i tij të duket si iniciativë e kryeministrit. Plarent Ndreca tha që PS ka qenë dikur partia e protestave. Z. Veliaj u distancua nga dhuna në daljen e tij të dytë në publik”, tha ndër të tjera Nazarko.
Top Channel