Tentoi të vriste gruan me thikë dhe e plagosi rëndë, vetëdorëzohet në polici 46-vjeçari

06/06/2023 23:13
Foto Ilustruese

Është vetëdorëzuar në polici 46-vjeçari që plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij dy ditë më parë në Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 04.06.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, ku shtetasi A. M., 46 vjeç, në banesë, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, kanë vijuar kontrollet e pandërprera me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.

Si rezultat i presionit të Policisë, rrethimit të zonës dhe pamundësisë së ikjes së tij, mbrëmjen e sotme, shtetasi A. M., është vetëdorëzuar në Polici.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, bënë ndalimin e 46-vjeçarit, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel