Presidentja e Perusë në prokurori për të dëshmuar mbi dhjetra vdekje të protestuesve (fotot)

06/06/2023 19:38

Presidentja peruane Dina Boluarte erdhi sot me një autokolonë makinash në prokurorinë në Lima, ku dëshmoi për urdhrat ndaj forcave të sigurisë gjatë protestave pas largimit të pararendësit të saj nga pushteti.

Në protestat anti-qeveritare pas largimit dhe burgosjes së ish-liderit Pedro Castillo, të paktën 50 njerëz humbën jetën.

“Ne shpeshim bashkëpunimin tonë me këtë hetim edhe e konsiderojmë të pakuptimtë”, tha avokati i saj Joseph Campos.

Çështja e hapur prej janarit ka të bëjë me “vdekje të qytetarëve gjatë mobilizimit shoqëror” në fillim të vitit, dhe me përcaktimin e përgjegjësisë së Boluarte në shtypjen e tyre.

Por presidentja nuk mund të dalë në gjyq për akuzat deri në vitin 2026 pas përfundimit të mandatit, prej imunitetit kushtetues.

Në protesta 54 njerëz humbën jetën, duke përfshirë dhe gjashtë ushtarë që u mbytën në një lumë teksa largoheshin prej fshatarëve që i sulmuan me gurë në Puno.

Denoncimi nga grupi i Të Drejtave Njerëzore Inter-Amerikane, theksonte se “agjentë shtetërorë kishin përgjegjësi për vdekje të shumta gjatë shtypjes së protestuesve”.

Aty shtohej se viktimat ishin plagosur nga “armë zjarri, armë me ajër apo plumba plastikë në pjesën e sipërme të trupit”.

Këtë muaj Boluarte bën gjashtë muaj në pushet pasi zëvenedësoi Castillo, i cili u shkarkua dhe më pas u arrestua me akuza “rebelimi dhe tentativë grusht shteti”.

FOTO GALERI
1/4
Dina Boluarte erdhi sot me një autokolonë makinash në prokurorinë në Lima, ku dëshmoi për urdhrat ndaj forcave të sigurisë gjatë protestave pas largimit të pararendësit të saj nga pushteti.

Top Channel