Ambientet e ish-Kadastrës së Durrësit janë përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Zjarri u fik pak orë më pas, por ende brenda ambienteve të ish- hipotekës ka tym.

Sipas zjarrfikësve ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik që ka shkaktuar zjarrin. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Durrësit bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e pasojave.

Paraprakisht, raportohet se vetëm një dosje është dëmtuar, pasi vatra e zjarrit ka qenë larg dosjeve të shumta që ende ndodhen brenda ambienteve të ish-hipotekës, në katin e parë të një qendre biznesi në lagjen 4 të Durrësit.

Top Channel