“Lufta do të vazhdojë”/ Protesta për pensionet në Francë, sulmohet godina e Lojërave Olimpike

06/06/2023 17:19

Mijëra francezë vijuan protestat e tyre të dhunshme kundër reformës së presidentit Emanuel Macron, për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite, ku nuk munguan as trazirat në godinat më të rëndësishme të vendit.

Demostruesit sulmuan selinë e Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ndërsa sindikatat bënë një përpjekje të fundit për të ushtruar presion ndaj ligjvënësve për ndryshimin e vendimit.

“Lufta do të vazhdojë”, kështiu deklaro Jean-Luc Melenchon, kreu i partisë së majtë, teksa mori pjesë në demonstratën kundër reformës së pensioneve në Paris. Nga ana tjetër trazirat nuk munguan as në qytete të tjera të Francës, pasi në Nante shpërthyen përplasje midis demonstruesve dhe policisë, teksa mijëra njerëz marshuan për ditën e 14-të kundër reformës së pensioneve.

“Ne ende nuk kemi arritur të parandalojmë planin e Macron. Por ajo që është pozitive për ne është fakti se ka një pjesë të tërë njerëzish që nuk morën pjesë në protesta dhe që kanë filluar të kuptojnë situatën në të cilën ndodhen. Është pesha e kolektivit që hyn në lojë”, tha Alain Remoiville-Aktivist i sindikatës CGT.

“Gjashtë muaj luftë është një kohë e gjatë. Francezët ende nuk janë dakord. Ne nuk po jetojmë më në demokraci dhe do të vazhdojmë të luftojmë sepse nuk duam të dalim në pension në moshën 64-vjeçare, kjo është ende një jo”, deklaroi Valerie Biout, sekretare e përgjithshme e UL CGT Biganos.

Disa protestues kanë kërcënuar se do të ndërpresin Lojërat Olimpike të verës së ardhshme nëse Macron nuk tërhiqet. Pankartat që shkruanin “Jo pension, jo Olimpiadë” u panë kudo.

Macron ka deklaruar se ishte e nevojshme të rritej mosha ligjore e pensionit me dy vite për të plotësuar një deficit pensioni në rritje. Megjithatë, sindikatat thonë se paratë mund të gjenden diku tjetër, si për shembull duke taksuar më shumë të pasurit.

Top Channel