Arif Tafani i Partisë Socialiste ka thelluar diferencën e fitores në bashkinë e Belshit, pas rinumërimit të votave.
Këtë pasdite ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave dhe Arifi ka marrë nëntë vota më shumë, krahasuar me numërimin pas zgjedhjeve të 15 majit.
Nga rinumërimi, Tafani grumbulloi 4564 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 4515 vota. Ndërkohë, 186 vota u shpallën të pavlefshme.
KAS vendosi rrëzimin e kërkesës se koalicionit Berisha-Meta për mospërfshirjen në tabelën e rezultatit të zgjedhjeve, rezultatin e Qendrës së Votimit të burgut të Kosovës.
Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve vendosi një ditë më parë për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit. Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në numërimi gjatë procesit zgjedhor të 14 majit. Kjo bashki u fitua me një rezultat të ngushtë nga kandidati i PS, Arif Tafani.
Top Channel