Avokati i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako që u arrestua sot me urdhër të SPAK, e ka quajtur të nxituar vendimin e Prokurorisë së Posaçme.

Në një prononcim për mediat, Ismaili e ka konsideruar si të panevojshme masën e arrestit me burg ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit.

Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim.  Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021.

SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetë dorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia.”– tha avokati Petrit Ismaili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA