Çdo grua nuk paguhet për gati 5 orë në ditë për punën që ajo bën.

Angazhimi i saj në përkujdesjen për familjen mbetet gjithmonë një punë e pavlerësuar dhe papaguar. Sipas një përllogaritjeje të bërë nga një studim i UNICEF dhe Un Women një gruaje  me pagë minimale 390 dollar i mungon çdo muaj 84 dollarë në llogarinë  e saj për shkak të punës së papaguar.

“Një grua paguhet një javë më pak në muajin e saj dhe në pagën e saj mujore për shkak sepse një pjesë të madhe të shërbimit që ajo jep është në familje për përkujdesjen e fëmijëve, të moshuarve, përkujdesjen e shtëpisë dhe gatimin. Gruaja merr 87 dollarë më pak në muaj, për kontributit që ajo jep bashkë me punët e shtëpisë dhe përkujdesjen për fëmijët”, tha Erisa Cela, UN Women.

Puna e papaguar ekziston kudo , por në Shqipëri është më e theksuar ndonëse janë hedhur hapa për disbalancën gjinore.

Sa më shumë rritet investimi i qeverisë në kujdesin social aq më shumë zvogëlohet puna e papaguar dhe e kundërta”, tha Ermira Lubani.

Puna e papaguar përbën gati 60% të GDP të vendit tonë. Ekspertët thonë se ka ardhur koha të investohet në shërbime të përkujdesjes dhe rritjen e aksesit në to.

“Ne kemi vënë re që ka lidhje me përkujdesjen e fëmijëve dhe investime në çerdhe dhe kopshte. Nëse do të ketë më shumë investime do të ketë më shumë kohë të lirë për gratë dhe burrat, por veçanërisht për gratë dhe të rrisin të ardhurat e tyre”, tha Çela.

Sipas përllogaritjeve ekonomia shqiptare humb gati 32 milion dollarë çdo muaj apo rreth 385 milion dollarë në vit.

Top Channel