Një shtetas grek me origjinë shqiptare nga Saranda, Thanas Bako është arrestuar prej Departamentit të Krimit Ekonomik në Grek (ZDHOE) gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën Glifadha të Athinës.

Sipas burimeve policore, 52 vjeçari u arrestua prej një ekipi policor grek të mbështetur prej homologëve të tyre holandezë. Sipas organit të akuzës, 52 vjeçari kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës, jo pak por plot 250 milion euro kesh vetëm brenda 10 muajve të fundit.

Besohet se sasia gjigante e parave cash vinte nga Holanda por edhe vende të tjera perëndimore e në vazhdim kalohej në formë pagesash bitcoin ose kripto monedhave të tjera, dhe në vazhdim sërish konvertohej në kesh për tu dërguar në drejtim të vendeve të tjera parajsa fiskale ose kthehej në prona të patundshme në Greqi, Shqipëri dhe vendet e lindjes së mesme si Dubai.

Ai akuzohet se nëpërmjet agjencisë që zotëronte, dërgonte persona në Holandë dhe vendet e ulëta, Benelux dhe mblidhte paratë e drogës. Pastaj këto shuma derdheshin në llogarinë e tij në cash me kontrata provizore dhënie, paradhënie për blerje pronash, të cilat nuk përfundonin kurrë. Në vazhdim merrte cash-in dhe e dërgonte në kompani ‘of shore’ jashtë sërish nën faturat e shitblerjeve të pronave. Në total transaksionet e këtij me kripto dhe cash arrijnë 250.milionë.

Bako refuzon ekstradimin dhe përfshirjen në skemë por nuk sqaron dot lëvizjet bankare dhe nuk jep kodet e hard disk që i janë gjetur në banesë

Për momentin janë sekuestruar sasi parash, ora dore me vlerë të madhe si dhe harddisk-u me sasi të mëdha kripto të depozituara në to. Materialet do të dërgohen në laboratorë të posaçëm të policisë kriminale greke për ekzaminim të mëtejshëm.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel