Klubi i Juventus duket se është tërhequr nga projekti i Superligës europiane të ideuar disa vite më parë në bashkëpunim me Barcelonën dhe Real Madridin.
Sipas shtypit spanjoll, bardhezinjtë i janë dorëzuar presionit të UEFA-s duke njoftuar katalanasit dhe madrilenët se tashmë nuk e mbështesin idenë e tyre dhe nëse do të duhet ta vijojnë projektin, atëherë janë të vetëm në përballje me UEFA-n.
Kujtojmë se Juventus është në mes të një çështje gjyqësore me UEFA-n pas dënimit të marrë në Itali për shkak të plusvalencave dhe çështjes së pagave të lojtarëve. Megjithatë, në këtë moment që “Zonja e Vjetër” dorëzohet mbi projektin e Superligës mund të përfitojë dhe të falet nga UEFA që nga ana tjetër e “kërcënonte” klubin me një pezullim pesëvjeçar nga aktivitetet europiane.
Tashmë, mbetet vetëm plotësimi i disa dokumentave dhe ndjekja e disa procedurave burokratike që mund të marrin disa javë kohë para se të zyrtarizohet largimi i Juventus nga organizimi i një kompeticioni si Superliga Europiane./ SuperSport
Top Channel