‘Olise kishte një të kaluar të komplikuar’/ Drejtori Sportiv i Bayernin tregon prapaskenat e blerjes së francezit
Mbylli dyert faza e parë e Abissnet Superiore në një atmosferë elektrizuese dhe me ndryshime dramatike në krye të klasifikimit, ku Egnatia ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Teutës.
Një duel me peshë specifike të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të ecurisë fantastike të dy skuadrave deri në këtë pikë të sezonit, por edhe për sfidën e veçantë në pankina.
Edlir Tetova, njeriu që shkroi historinë duke drejtuar Egnatian për më shumë se tre vite dhe duke i dhuruar trofe e suksese historike, u kthehet kësaj radhe si kundërshtar në krye të Teutës. Durrsakët kishin bërë një ecuri mbresëlënëse këtë sezon dhe u paraqitën në këtë sfidë me synimin e qartë për të ruajtur kreun, por përballë tyre kishin skuadrën e ndërtuar dhe lënë trashëgimi pikërisht nga Tetova, e cila tashmë drejtohet nga Nevil Dede.
Ndeshja ishte e luftuar fort dhe e mbyllur taktikisht, ku asnjëra palë nuk donte të rrezikonte në fraksionin e parë të lojës. Gjithçka u vendos në minutën e 75-të, kur Daniel Adjessa ka gjetur rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e artë që zhbllokoi shifrat dhe vulosi fatin e takimit në 1-0 për rrogozhinasit. Përpjekjet e Teutës në minutat e mbetura për të barazuar rezultatin nuk sollën ndryshim, duke bërë që durrsakët të pësojnë humbjen e parë të këtij sezoni pikërisht nga ish-ekipi i trajnerit të lor.
Me këtë fitore të madhe, Egnatia ngjitet në kuotën e 21 pikëve pas 9 javëve të luajtura, duke parakaluar pikërisht Teutën dhe duke mbyllur fazën e parë të kampionatit në vendin e parë të klasifikimit. Nga ana tjetër, Teuta zbret në vendin e dytë me 20 pikë, duke lënë pas një fazë të parë fantastike, por që u mbyll me shijen e hidhur të ndëshkimit nga e shkuara e tyre në pankinë.
Top Channel