Stadiumi i ri që do të jetë shtëpia e përbashkët e Interit dhe Milanit në San Siro do të mbajë emrin “Generali Stadium”. Inaugurimi i impiantit të ri parashikohet për sezonin 2031/32.

Interi dhe Milani kanë arritur një marrëveshje për të drejtat e emërtimit të stadiumit të ri me kompaninë italiane të sigurimeve Generali, një nga grupet më të rëndësishme në Evropë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi me mediat në Kështjellën Sforzesco në Milano, ku u prezantua projekti i impiantit të ri që do të ndërtohet në zonën e San Siros.

Stadiumi i ri pritet të inaugurohet në sezonin 2031/32 dhe do të ketë një arkitekturë moderne, me strukturë diagonale dhe formë të ngjashme me një tas.

Projekti synon t’u ofrojë dy klubeve milaneze një impiant të ri, duke ruajtur lidhjen me zonën historike të San Siros dhe duke krijuar një shtëpi të përbashkët për dy prej skuadrave më të mëdha të futbollit italian.

Top Channel