‘Olise kishte një të kaluar të komplikuar’/ Drejtori Sportiv i Bayernin tregon prapaskenat e blerjes së francezit
Herën e fundit që Raphinha luajti me Brazilin pësoi një dëmtim dhe kjo ndodhi përpara një muaji. Pas kësaj ai u kthye të luajë me Barcelonën, por ende nuk ka arritur formën e tij më të mirë dhe ende nuk ka zhvilluar një ndeshje të plotë.
E megjithatë, trajneri i Seleçaos, Carlo Ancelotti e grumbulloi për dy miqësoret që Brazili do të luajë në nëntora ndaj Japonisë dhe Singaporit, në pauzën e radhës për ndeshjet e kombëtareve. Po kështu Ancelotti ka thirrur edhe Vinicius e Endrick, por jo Marquinhos nga PSG
Trajneri italian i 5 herë kampionëve të botës publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar, një listë ku figurojnë emra të rinj, ndërkohë që ka edhe disa mungesa të rëndësishme si ajo e Joao Pedros për shkak dëmtimi. Përsa iu përket risive, në listë janë përfshirë portierët Bento dhe Lucas Perri, mbrojtësit Carlos Augusto, Jonathan Jesus dhe Vanderson, mesfushorër Andre Luiz, Joao Gomes dhe Marlon Gomes dhe sulmuesit Allan, Alisson Santana.
Në listë nuk ka futbollistë as të Palmeiras e as të Flamengo me vendim të Confederatës Braziliane të Futbollit që vendosi të lërë të lirë futbollistët e këtyre dy skuadrave që po luftojnë për titullin në kampionatin brazilian. Për më tepër Palmeiras është kualifikuar për në finalen e Copa Libertadores që do të luhet në 28 nëntor ndaj Estudiantes në Montevideo.
Brazili do të luajë fillimisht ndaj Japonisë në 14 nëntor dhe më pas me Singaporin në 17 nëntor. Seleçao kthehet të luajë kundër skuadrës aziatike pas sfidës së luajtur në Botëror, ndërsa kjo me Singaporin do të jetë e para për 5 herë kampionët e botës.
Lista e të grumbulluarve
Portierë: Pedro Morisco (Coritiba), Bento (Al Nassr), Lucas Perri (Torino)
Mbrojtës: Arthur Dias (Ath. Paranaense), Carlos Augusto (Inter), Douglas Santos (Zenit), Gabriel Magalhães (Arsenal), Jair Cunha (Nottingham Forest), Jonathan Jesus (Cruzeiro), Vanderson (Monaco), Vitor Reis (Manchester City), ëesley (Roma).
Mesfushorë: André Luiz (Corinthians), Andrey Santos (Manchester United), Bruno Guimarães (Arsenal), Danilo (Botafogo), Gabriel Bontempo (Santos), João Gomes (Aston Villa), Marlon Gomes (Shakhtar).
Sulmues: Allan (Manchester City), Alisson Santana (Shakhtar), Endrick (Real Madrid), Estêvão (Chelsea), Raphinha (Barcelona), Rayan (Bournemouth), Vinicius Junior (Real Madrid).
Top Channel